Panorama Sport (Albania)

Garcia: Partizani më befasoi, fitorja më kënaqi

Trajneri i Salzburgut u thur elozhe kryeqyteta­sve

-

Trajneri i Salzburgut, Oskar Garcia, ka pranuar se fitorja e skuadrës së tij në takimin e djeshëm ndaj Partizanit ishte shumë e vështirë. "E kemi pasur shumë të vështirë që të krijonim mundësi shënimi përballë një skuadre si Partizani, që ka luajtur në nivele të larta dhe ka lojtarë të shkëlqyer në përbërje. Ata na kanë lënë shumë pak hapësira dhe duhet të jemi shumë të kënaqur me këtë fitore. Ndeshjen e kthimit e pres edhe më të vështirë", ka thënë Garcia për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes. Ndërsa për mediat shqiptare trajneri është treguar disi më i rezervuar, duke u shprehur se skuadra e tij është më favorite për t'u kualifikua­r pas rezultatit të arritur në sfidën e djeshme. Partizani pati tri raste shënimi. Mendoni se ishte më superior? E bukura është që gjithsecil­i ka mendimin e tij. Me sa duket, ky është opinioni juaj. Do të veçonit ndonjë lojtar të kundërshta­rit? Jo ndonjë në veçanti. Megjithatë, dua të kompliment­oj klubin,

forcën e grupit dhe veçanërish­t elementët e rinj të talentuar që kanë. Çfarë mendoni për ndeshjen e kthimit, si e prisni atë? Pres të njëjtën gjë pak a shumë si këtu, por me lojë më të përqendrua­r në zonat e ngushta.

Soriano mori një dëmtim dhe u detyrua të dilte nga fusha. Tani që ndeshja ka përfunduar, si është gjendja e tij? Ka marrë një goditje të rëndë dhe na duhet të presim për të mësuar më tepër. Të shpresojmë që të jetë i disponuesh­ëm javën tjetër.

Mendoni se te loja juaj ndikuan edhe kartonët? Kjo gjë ndodh te lojtarët e rinj. Me sa duket, Samasekou s'e ka kuptuar që është ndëshkuar herën e parë me të verdhë duke përsëritur sërish të njëjtin gabim. Në pjesën e parë patët disa

defekte në lojë... Ne jemi ekip modest. Nuk jemi as Bajerni dhe as Barcelona. Natyrisht ka shumë hapësira për përmirësim. Mendoj se ndeshjen e kthimit do ta përgatisim gjithashtu me kujdes duke qenë se jemi disi më favoritë për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania