Panorama Sport (Albania)

Mbrojtësi u stërvit me Skënderbeu­n në Austri

-

Përtej deklaratës së bërë nga ana e klubit, duke e cilësuar çështjen "Fejzullahu" si një spekulim mediatik, faktet flasin vetë. Klubi e fsheh, megjithatë është pikërisht kjo fotografi e lojtarit në stërvitjen e korçarëve në tokën austriake, e cila mjafton për të dëshmuar të kundërtën. Por, përtej fotos, burime më shumë se të sigurta të gazetës "Panorama Sport" pranë klubit korçar bëjnë me dije se është plotësisht e vërtetë që kosovari ishte në Tirol të Austrisë, ku edhe është stërvitur. Por, edhe asokohe, ashtu si tani, klubi bardhekuq e mohoi një gjë të tillë duke nxjerrë justifikim­in se personi në foto nuk është kurrsesi Arbnor Fejzullahu, por Shend Kelmendi (edhe ky një futbollist kosovar, i afruar për pak kohë te kampionët në fuqi me të cilët nuk gjeti dot akordin për të qenë pjesë e tyre).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania