Panorama Sport (Albania)

Koliçi drejt Finlandës, ja kush e do

-

Enea Koliçi mund të shkojë në Finlandë. Portieri, i cili e mbylli sezonin te Kukësi, me shumë gjasa nuk do të rinovojë. Ai, nga sa mësohet, është jashtë planeve të verilindor­ëve, megjithatë kjo duket se do t'i hapë rrugë një transferim­i jashtë vendit. Për llogari të tij ka shfaqur interes FF Jaro, një ekip që militon në ligën e dytë të kampionati­t finlandez. Ndërkohë që aktiviteti atje vazhdon, duket se ekipi, i cili renditet në vendin e parafundit të renditjes, po mendon për përforcimi­n e grupit, duke filluar nga porta. Në fokusin e tyre është pikërisht Koliçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania