Panorama Sport (Albania)

Ishte DHZK-ja që i shoi shpresat klubit

-

Në fund të qershorit, Arbnor Fejzullahu, nga dëshira e madhe për t'u transferua­r në Korçë, vendosi që të niste "gjyqin" me Partizanin. Fejzullahu kërkonte të largohej nga të kuqtë, pasi më herët kishte një akord paraprak me Skënderbeu­n. Por, vendimi i dhënë më datë 29 qershor nga ana e Dhomës së Zgjidhjes së Konfliktev­e pranë FSHF-së, i jepte të drejtë klubit kryeqyteta­s dhe detyronte lojtarin që të kthehej në stërvitje me ekipin. Për këtë veprim, te Partizani e kanë gjobitur 23-vjeçarin edhe me 10500 euro. Bazuar në këtë vendim të DHZK-së, mbrojtësi nga Presheva është i detyruar që të qëndrojë te "demat" të paktën deri në fund të sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania