Panorama Sport (Albania)

Rizvani del në stërvitje, miqësore me Flamurtari­n para Bullgarisë

-

Teuta vijon me përgatitje­t, por edhe po përforcon ekipin, ndërkohë që janë katër afrime të reja dhe priten të tjera. Nga dita në ditë, klubi durrsak do marrë formën e vet me afrimet apo dhe largimet e deritanish­me. Vendet e mbetura bosh nga Lukiç, Xhonatan, Kadriu dhe Dias po mbushen me lojtarët si Raboshta, Borshi apo dhe R, që pritet të nënshkruaj­ë me "djemtë e detit". Ndryshe nga dita e parë e grumbullim­it, ku në stërvitje nuk doli kapiteni Rizvani, dje ai ka qenë pjesë e grupit në stërvitje. Në pritje të përfundime­ve të bisedave me drejtuesit, "ujku" ka zbritur në fushë me pjesën tjetër të ekipit për të vazhduar stërvitjen në grup. Rizvani sezonin e shkuar nuk gjeti shumë hapësira falë dhe formës mjaft të mirë të shtatlarti­t vlonjat Moçka, por këtë sezon me sa duket Rizvani do të jetë protagonis­t me ekipin e Ahmatajt. Megjithatë, më parë duhet që gardiani të firmosë me klubin. Gjithashtu, vihet re mungesa e Lenës, i cili do të udhëtojë për në Durrës ditën e premte për të mbyllur bisedimet me presidenti­n. Lena nuk e ka vendosur ende se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por ka mohuar zërat se mund të shkojë tek ekipi i Laçit pas disa aludimeve që e çonin atë tek ekipi kurbinas. Në ditët në vijim do të vendoset edhe data kur ekipi do të niset për Bullgari për të vazhduar fazën përgatitor­e. Mësohet se ekipi do të qëndrojë për dhjetë ditë në Bullgari e më pas do të rikthehet në Durrës. Miqësorja - Ndërkohë, ditën e shtunë, në Durrës do të zhvillohet një ndeshje miqësore mes Teutës dhe Flamurtari­t, ku trajneri Magani do të rikthehet në këtë qytet si "ish". Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania