Panorama Sport (Albania)

Basti i Djalës: Me 120 milionë e çoj Shënkollin në elitë

-

Skuadra e Shënkollit është grumbullua­r prej së hënës për llogari të sezonit të ri. Debutimi i skuadrës lezhjane në Kategorinë e Parë e ka rritur shqetësimi­n e donatorit Artan Djala, duke bërë që t'i tërheqë vëmendjen Bashkisë Lezhë. Kërkesat e tij donatori Djala i bëri publike për "Panorama Sport": "Për tre vite në Kategorinë e Dytë të gjitha shpenzimet i kam bërë me financat e mia private, pa pasur as mbështetje­n më të vogël nga pushteti vendor. Para dy vitesh plotësova edhe kushtet e licencimit në fushën e Shënkollit, ku i luajtëm aty ndeshjet. Kjo ka kushtuar mjaft. Përveç kësaj, një investim i madh ka qenë edhe ndërtimi i ambienteve të brendshme, që janë bërë totalisht nga unë. Tani Shënkolli do të luajë në Kategorinë e Parë, i barabartë me Besëlidhje­n, ndaj shpenzimet janë shumë më të mëdha. Trajtimi i futbollist­ëve është shumë më i lartë se sezonin që lamë pas. Duhet të marrim shumë kualitete në skuadër për të siguruar mbijetesën. Klubet e tjera të kësaj kategorie marrin nga bashkitë shuma të mëdha që shkojnë deri në 400 milionë lekë të vjetër, ndaj konkurrimi me to kërkon edhe mbështetje të fuqishme financiare. Me fondet janë bërë edhe abuzime, por unë sot nuk po merrem me këtë punë, por po kërkoj atë që më takon. Unë me 120 milionë lekë ju garantoj se formatoj një skuadër që të ngjitet në Superiore. Ndaj i bëj thirrje bashkisë që edhe Shënkollin ta mbështesë, pasi edhe kjo skuadër është pasuri e komuniteti­t dhe si e tillë kërkon financim nga taksat e tij", përfundoi Artan Djala, donator i Shënkollit. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania