Panorama Sport (Albania)

Rama e kthen në telenovelë, Balikesirs­por e pret ende

-

Pas ofertës së parë së Balikesirs­por, Rama e la klubin turk në pritje të një përgjigjej­e për rreth dhjetë ditë. Në momentin që ai duhet të vendoste, përgjigjja ishte negative. Drejtuesit e skuadrës turke insistuan dhe i dhanë sërish kohë mesfushori­t shqiptar që të mund të pranonte një ofertë edhe më të mirë në adresë të tij. Këtë herë, dyshimi i shqiptarit kishte të bënte me vendimin e bashkëshor­tes së tij, e cila kishte frikë nga sulmet terroriste dhe ishte e pavendosur për të lejuar Ramën që të firmoste me këtë skuadër. Si për t'i vënë "kapak", ishte presidenti i Balikesirs­porit që deklaroi se nuk do të prisnin më për Valdet Ramin, pasi shqiptari nuk kishte ndër mend të pranonte. Mirëpo, në mesditën e djeshme, është një prej drejtuesve të stafit të klubit turk që ka deklaruar. "Rama është gati për të firmosur një kontratë dyvjeçare. Ka një akord në parim dhe të enjten mund të firmosë", ka deklaruar Aron Atabai, zëvendëspr­esidenti i klubit. Një deklaratë e tillë është pasqyruar nga "fanatik.tr". Ndërkohë, shqiptari është duke u stërvitur me Fortuna Hegen për të ruajtur formën fizike, ekipi ku ka nisur karrierën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania