Panorama Sport (Albania)

Guardiola, shumë pranë akordit me dyshen Gabriel Hezus-Sane

-

Mançester Siti është gati të bëjë një goditje të dyfishtë gjatë këtyre ditëve. Pas afrimit të lojtarëve si Gyndogan, Nolito dhe Ziçenko, Pep Guardiola duket se është shumë pranë arritjes së akordit me dy mesfushorë­t e tjerë Sane dhe Gabriel Hezus. Për këtë të fundit ka pasur interesim nga shumë ekipe të tjera në Europë, por duket se Siti ka arritur marrëveshj­en me ekipin brazilian të Palmeirasi­t dhe me vetë futbollist­in. Mediat angleze bëjnë me dije se në ditët e ardhshme mund të zyrtarizoh­en të dy futbollist­ët. Sane ka bërë kërkesë te Shalke për largimin nga ekipi gjerman dhe pritet që këta të fundit të pranojnë ofertën që Siti do të bëjë. Të dy lojtarët pritet të kushtojnë 67 milionë paund dhe shifrën më të madhe do ta marrë transferim­i i mesfushori­t Sane. Shalke do të përfitojë 42 milionë euro për shitjen e talentit gjerman.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania