Panorama Sport (Albania)

Stërvitje në stadium dhe konferencë për shtyp

-

Pasditja e sotme "i ngujon" të dy ekipet në "Elbasan Arena", pasi përgatitje­t e fundit, si Krasnodari dhe Partizani, do t'i zhvillojnë në fushën e stadiumit ku do të luhet ndeshja e kthimit e Ligës së Europës. Partizani ka planifikua­r ta zhvillojë seancën e fundit në stadiumin "Elbasan Arena" në orën 18: 00, ndërkohë që trajneri Sormani do të dalë në konferencë­n e zakonshme për shtyp në orën 17: 30 në ambientet e stadiumit. Ndërsa rusët do t'i ndjekin këto procedura pas të kuqve. Përgatitja e Krasnodari­t në stadium pritet të zhvillohet në orarin ndeshjes së nesërme, ora 19:30. Seancat stërvitore do të jenë të hapura për mediat vetëm në minutat e para, më pas stafet do të japin udhëzimet e fundit për lojtarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania