Panorama Sport (Albania)

Interesim i ulët, vetëm 350 bileta të shitura

-

Biletat e ndeshjes Partizani-Krasnodari kanë dalë në shitje që prej dy ditësh, por interesimi ka qenë shumë i ulët në dy ditët e para. Sipas kompanisë që merret me menaxhimin dhe shitjen e biletave të kësaj ndeshje, bëhet me dije se deri dje janë shituar 500 bileta për takimin e së enjtes. Nga këto bileta, vetëm 350 janë tërhequr nga tifozët, pasi 150 të tjera janë marrë nga klubi, i cili do t'ua shpërndajë si zakonisht familjarëv­e të lojtarëve dhe miqve të ndryshëm. Shpresohet që në dy ditët e mbetura të rritet interesimi. Humbja e 4-0 në Rusi ndaj Krasndoari­t, por edhe lëvizjet e fundit në klub, të shoqëruara me largime, kanë bërë që tifozët të ftohen disi për këtë takim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania