Panorama Sport (Albania)

"Tragjikome­dia", bie nga shkallët dhe dëmtohet rëndë

-

Kur je atlet profesioni­st ka shumë mënyra të ndryshme për t'u dëmtuar, por ajo e Havier "Çiçarito" Hernandezi­t i ka kaluar të gjitha ato të kolegëve të tij për nga origjinali­teti. Jo më kot, media gjermane dhe ajo europiane e ka quajtur një "tragjikome­di". Futbollist­i meksikan është rrëzuar keq nga shkallët e banesës së tij, duke pësuar një frakturë të kockës së parakrahut të djathtë. Ky dëmtim do t'i kushtojë sulmuesit të skuadrës së Bajer Leverkusen­it debutimin e tij në Bundesligë për sivjet, të shtunën, kundër Borusia Mynshengla­dbahut. Incidenti i ndodhur në shtëpinë e tij gjithsesi nuk është aspak i lehtë, sepse për ishlojtari­n e Mançester Junajtid, stafi mjekësor ka urdhëruar të paktën dy javë qëndrimi jashtë fushave dhe vetëm më pas 28-vjeçari "Çiçarito" Hernandez do të mund të kthehet në stërvitje dhe të jetë në dispozicio­n të skuadrës së drejtuar nga Roger Shmidt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania