Panorama Sport (Albania)

Sulmuesi i Bërnlit, nën hetim

-

Federata Angleze e Futbollit ka nisur një hetim për sulmuesin e Bërnlit, Andre Grej. Me anë të një komunikate për shtyp, federata bën me dije se futbollist­i do të hetohet për arsye se gjatë 3 viteve më parë ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër personave homoseksua­lë. Diçka të tillë lojtari e ka bërë në profilin e tij zyrtar të "Twitter"-it, por kjo nuk i ka shpëtuar syrit të institucio­nit anglez. "Më duket mua, apo janë shtuar shumë këta homoseksua­lët", ka shkruar Grej, i cili ditën e djeshme ka publikuar një letër të hapur drejtuar tifozëve dhe federatës, në të cilën kërkon falje. "Unë jam një person krejt ndryshe nga ai që kam qenë vite më parë. E kam kuptuar që kam gabuar dhe atëherë jam nxituar duke shkruar diçka të tillë ", ka shkruar Grej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania