Panorama Sport (Albania)

Murinjo kërkon Gabigolin, Runi drejt Amerikës

-

Përveç Interit dhe Barcelonës, që kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për të pasur në ekip talentin brazilian Gabigol, edhe Mançester Junajtid ka shfaqur interesimi­n ndaj tij. Mediat angleze shkruajnë se Zhoze Murinjo e ka piketuar prej kohësh, por nuk po bën asnjë lëvizje, pasi është duke analizuar situatën që po krijohet rreth tij. Në ditët e fundit të merkatos mund të ketë një sulm të shpejtë për të arritur marrëveshj­en. Në Angli janë të sigurt se kapiteni i Mançesteri­t, Uejn Runi do ta përfundojë karrierën në Amerikë. Gjatë këtyre viteve interesimi i skuadrave të kampionati­t amerikan ka qenë shumë i madh për sulmuesin anglez, por ai asnjëherë nuk ka dashur të largohet nga "djajtë". Sigurisht që transferim­i në Amerikë do të ndodhë pas dy sezonesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania