Panorama Sport (Albania)

Davide: Më thërrisni “tigri i vogël” italian, Bajerni më kujton Milanin

Djali i Karlo Ançelotit: Ne, më të mirë se Reali e Barça

-

Davide Ançeloti i ka vënë qëllim vetes të ndjekë gjurmët e të atit të tij. Pas eksperienc­ës në stafin drejtues të Realit, Davide është zëvendëstr­ajner i babait të tij te Bajerni. Gjatë një interviste zbavitëse për sajtin e klubit bavarez, 27-vjeçari italian zbulon disa detaje nga jeta e tij.

Davide, cili është pseudonimi juaj?

Nuk kam pasur ndonjë nofkë, por do më pëlqente një si e Herrmanit "tigër", ndërsa për mua ndoshta "tigri i vogël" italian.

Detyrat tuaja te Bajerni dhe pse zgjodhët të bëheshit trajner?

Të mbështes trajnerin dhe lojtarët gjatë stërvitjes, por edhe gjatë një ndeshjeje. T'u sqaroj ushtrimet. Vendosa të bëhem trajner, sepse kam pasion si tim at. Kam luajtur në ligën 5, por më pëlqen më shumë të jem trajner. Lojtarët e Bajernit më respektojn­ë dhe më inkurajojn­ë. Ku e keni mësuar gjermanish­ten që e flisni kaq mirë? Kam nisur të mësoj gjermanish­t prej 8 muajsh. Më pëlqen gjuha gjermane. Është e vështirë, por interesant­e për mua.

Çfarë ju pëlqen më shumë nga ardhja në Mynih dhe si ju duket atmosfera te Bajerni? Më pëlqen gjithçka. Të njoh një kulturë të re, një ambient sportiv të ri. Për sa i përket atmosferës, ndihet direkt tradita bavareze. Atmosfera është mjaft familjare edhe pse Bajerni është një klub i madh. Këtë atmosferë e kam ndier te Milani. Çfarë ju pëlqen më shumë të bëni në kohën e lirë?

Më pëlqen të dal shëtitje me qenin tim apo të vizitoj restorante­t e mira këtu në Mynih. Të shoh filma dhe të gatuaj.

Ushqimi juaj i preferuar? Tani më pëlqen të përdor kuzhinën italiane si pasta, pica.

Cili ka ekipin më të mirë, Reali, Bajerni apo Barça?

Ky ekip më bind dhe jam i bindur që e kemi ne më të mirën. Në ndeshje vendimtare vendosin detajet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania