Panorama Sport (Albania)

"Viti më i mirë, 'Topi i Artë' do ta kurorëzont­e"

-

Më në fund, ylli portugez Kristiano Ronaldo del në skenë për mediat. Gjatë një interviste për gazetën hungareze "24sata", kampioni i Europës ka bërë bilancin e vitit 2016. Ai i thur elozhe trajnerit Zinedin Zidan, shokëve të skuadrës si dhe pret të fitojë për herë të katërt "Topin e Artë". "Është një privilegj të jem në garën e ' Topit të Artë' me Bejlin dhe Grizmanin. E kam fituar tri herë këtë çmim dhe është një nder i madh të jem pjesë e finales. Fitorja e këtij trofeu do jetë kurorëzimi i një viti të suksesshëm", nënvizoi Ronaldo, i cili ndihet 100% fitues. Vitin 2016 e kurorëzon si më të mirin në karrierë. "Pa dyshim që është më i suksesshmi nëse u referohemi trofeve. Fitorja e Champions- it me Realin dhe Europianit në Francë me kombëtaren më kanë plotësuar. Trofeu në Francë është një triumf i jashtëzako­nshëm, të cilin e kam pritur prej kohësh. Tani që e realizova dhe këtë objektiv, ndihem krenar", u shpreh kapiteni i Portugalis­ë. Në fund Kristiano falënderon edhe Zidanin. "Nuk startuam mirë sezonin e kaluar, por e mbyllëm me sukses. Mendoj se me ardhjen e Zidanit ndryshoi dhe u përmirësua çdo gjë. Fituam Championsi­n dhe unë u shpalla golashënue­si më i mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania