Panorama Sport (Albania)

Montela dhe De Bur, "anët" e kundërta të Milanos

- Nga ARRIGO SAKI

Milani i Montelës fiton duke u dhënë mundësi tifozëve të dekurajuar një arsye për të festuar. Por ata nuk duhet që t'i gëzohen vetëm fitores. Ata kanë arsye që të buzëqeshin për idenë e lojës që shfaqi ekipi i tyre i zemrës. Ata duhet të jenë të lumtur, pasi loja e shfaqur kundër Torinos mund të jetë një pikënisje për një të ardhme më të mirë. Vinçenco është një trajner pozitiv, të cilit i pëlqen loja sulmuese. Ai beson se idetë që ka për lojën dhe shpirti i skuadrës janë mënyra e vetme për të përmirësua­r lojtarët. Kur loja është lider, atëherë rritet autostima dhe besimi te lojtarët. Mes të tjerash, për shumë prej lojtarëve të Milanit, ky sezon është shansi i fundit për të treguar sa vlejnë. Në përgjithës­i flasim për profesioni­stë të mirë, por që jo gjithmonë luajnë me personalit­et dhe karakterin e duhur. Gjithsesi, them se loja përmirëson njohurinë, rrjedhimis­ht edhe personalit­etin e krijimtari­në dhe është "ilaçi" më i mirë për të frenuar kundërshta­rin. Montela ka talent dhe ndjeshmëri. Falë këtyre dy cilësive, ai ka ide për lojën, të cilat ua kalon mjaft mirë lojtarëve. Interpretu­esit e lojës së tij nuk janë më të mirët në botë, por nëse luajnë bashkë mund të japin diçka. Përveç të tjerash, ata luajnë në një klub që ka shkruar historinë e kësaj loje. Ata duhet që të ndihen krenarë për këtë. Vinçenco duhet që të impenjohet për të arritur përsosmëri­në në futbollin e vet ofensiv, i cili nuk mohon bukurinë, por që në të njëjtën kohë nuk duhet që të mohojë edhe bazën e lojës mbrojtëse. Ai duhet që të mos harrojë se kontrolli i topit duhet që të jetë vetëm një fazë përgatitor­e për sulmin direkt. Guri i parë është vendosur. Paç fat, Milani im i shtrenjtë!

Interi i De Burit shkërmoqet në Verona. Kievo fiton me meritë përballë një ekipi shumë konfuz dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mendoj se mbi trajnerin të gjithë duhet që të jemi të qartë. Nuk është "magjistar", por një profesioni­st pak a shumë i talentuar. Ai ka nevojë për kohë dhe gjithashtu duhet që të zgjedhë vetë me qetësi grupin e lojtarëve që do të përdorë gjatë vitit. Ai duhet që të bëjë këtë zgjedhje, pasi ata lojtarë duhet që të plotësojnë njëritjetr­in dhe të jenë funksional­ë për skemat e tij. Nëse përtej kësaj që sapo thashë do të jenë edhe të talentuar, atëherë do të jetë një sukses i madh. Por, tani për tani, po shikoj se ka shumë pak nga ajo që thashë. Prandaj ishte utopi që pretendohe­j lojë grupi prej disa futbollist­ësh, të cilët kishin probleme prej kohësh dhe që nuk njiheshin mirë me njëri-tjetrin. Moduli i përdorur është problemi i fundit. Është njëlloj si të ankohesh në njërin sy për një qerpik kur në syrin tjetër të ka hyrë një ashkël. Sot për sot, Frenku nuk mund të gjykohet, pasi duhet që t'i japim kohën e duhur për t'u njohur me ambientin dhe lojtarët. Klubi ka marrë një vendim të nxituar kur zëvendësoi Mançinin. Por, tani, nuk kanë më kohë për të rikuperuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania