Panorama Sport (Albania)

Pregja paralajmër­on masa për arbitrat që kanë gabuar

-

Specialist­i i Sektorit të Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Bujar Pregja, ka folur për rastin e mosakordim­it të 11metërshi­t nga ana e kryesorit Beqiri në ndeshjen mes Korabit dhe Vllaznisë. I ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", ai ka vlerësuar si të rregullt penalltinë, e cila duhej të jepej në favor të ekipit dibran. Zyrtari i FSHF- së, gjithashtu ka bërë me dije se për rastin në fjalë, por edhe për ato të diskutuara gjatë kësaj jave do të mblidhet komisioni i arbitrave që do të vendosë në lidhje me gabimet që kanë bërë gjyqtarët, ku parashikoh­et të ketë edhe masa. Dënime për gjyqtarët që kanë gabuar në raste të tilla ka pasur në javët e para të kampionati­t dhe emra si Sadiku apo Pashaj janë aktualisht të pezulluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania