Panorama Sport (Albania)

Manaj më mirë se Baka, 1 gol në 66'

“Nuk jam Mesi apo Ronaldo që t'ia dal i vetëm, shënoj falë ndihmës së skuadrës”

- OLSI TUJANI

Rei Manaj është duke bërë mirë te Peska ra. Megjithëse trajneri Odo nuk e ka aktivizuar si titullar në ndeshjet e Serisë A, shqiptari ia ka dalë që edhe me pak minuta aktivizim të japë kontributi­n e tij për ekipin. Sulmuesi i Kombëtares numëron dy gola në vetëm 133 minuta që është aktivizuar në Serinë A dhe diçka e tillë e bën atë më efikas edhe sesa bomberi i Milanit, Karlos Baka. Ky i fundit numëron 458 minuta në Serinë A dhe ka shënuar pesë herë. Mesatarja për gol e Rei Manajt është e tillë që realizon gol në çdo 66.5 minuta lojë, ndërsa Bakës i janë dashur më shumë minuta për secilin gol të tij. Shifra që tregojnë ecurinë pozitive të një bomberi në rritje dhe në dispozicio­n të kuqezinjve për të ardhmen.

Deklarata - Manaj ka nisur të tregohet i matur edhe në deklaratat për mediat. Në fjalët e tij kuptohet që është një djalosh i bindur dhe i pjekur, kur deklaron se është vetëm një nga lojtarët që formojnë skuadrën dhe falë saj ia del që të shënojë. I vetëm jo. "Jam i lumtur që morëm një pikë në një transfertë jo edhe aq të lehtë. Duhet të luajmë ndeshjen e radhës me shpirtin e garës të pjesës së dytë për të arritur një fitore para tifozëve tanë. Në klasifikim kemi marrë një pikë, mund të

kishim marrë edhe dy të tjera, por kënaqemi edhe kështu", tha ai për gazetarët pas përfundimi­t të ndeshjes. "Fitorja nuk po vjen? Jemi të qetë, pasi në 5 ndeshjet e para jemi ndeshur me 5 skuadra të mëdha. Përse nuk luaj titullar? Unë jam në dispozicio­n të trajnerit

dhe skuadrës. Nuk jam as Mesi e as Kristiano Ronaldo që marrin topin dhe bëjnë gol të vetëm. Unë kam nevojë për shokët e skuadrës", ishin fjalët e sulmuesit shqiptar, që janë interpretu­ar si një tjetër sinjal i rritjes së futbollist­it të talentuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania