Panorama Sport (Albania)

Ronaldo e shau nga nëna, Zidan: Gjëra që ndodhin

Trajneri: Normale që mërzitet, por ai është inteligjen­t

-

Kristiano Ronaldo e tregoi hapur mërz itjen e tij për zëvendësim­in ndaj Las Palmasit. Portugezi shfryu në momentin që doli nga fusha, por edhe kur u ul në pankinë. Media spanjolle ka zbardhur ditën e djeshme fjalët që ka thënë ylli i Realit kundrejt trajnerit, duke përdorur leximin e buzëve. "Kanë mbetur edhe 20 minuta. Edhe 20 minuta...", shfryu në fillim Ronaldo, duke përplasur edhe një bluzë që kishte në dorë. Më pas, u drejtua nga Zidan duke thënë: "Bir k...". Debati mes tyre nuk u mbyll me aq, pasi ka pasur edhe në dhomat e zhveshjes. Fakti që madrilenët nuk arritën ta fitojnë ndeshjen e acaroi më tepër Kristianon, që iu hakërrye duke i thënë se nuk mund ta ulë në stol. Gjithsesi, kreu i pankinës nuk ka preferuar që të vazhdojë polemikat, kur doli në konferencë ditën e djeshme, para sfidës me Borusian. "Të mërzitesh kur ndërrohesh, është diçka normale. Unë nuk jam një njeri i ashpër, ndërsa Ronaldo është inteligjen­t. E dimë që jemi këtu për të njëjtin mision, që të ndihmojmë ekipin që të fitojë. Kam folur me Kristianon pas ndeshjes ndaj Las Palmasit dhe i kemi të qarta të gjithë. Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe do mundohemi që ta administro­jmë si duhet", deklaroi Zidan. "Sezoni është i gjatë dhe të gjithë lojtarëve do t'u rastisë që të zëvendësoh­en. Kur dikush të mërzitet, unë do ta sqaroj edhe arsyen pse duhet të ruajë qetësinë. Një trajner është për të marrë vendime", shtoi ai. Në fund, ai komentoi edhe për kundërshta­rin e radhës: "Dortmundi është një ekip shumë i fortë, që luan një futboll cilësor. Jam i bindur që do të jetë ndeshje e vështirë, por edhe e bukur gjithashtu. Tuhel kërkon një futboll të shpejtë dhe ka lojtarët e duhur për ta praktikuar si duhet. Dembele? Nuk befasohem që po shkëlqen, pasi e kam ndjekur që kur luante në Francë. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi është i aftë të bëhet vendimtar në fatin e ndeshjes, pavarësish­t moshës së re. Gjithsesi, ne vijmë vetëm për fitore", përfundoi trajneri francez në konferencë­n e djeshme për shtyp.

 ??  ??
 ??  ?? Kros dhe Hames Rodrigez janë befasuar kur mësuan se Zidan do të zëvendëson­te Kristiano Ronaldon, duke bërë gjeste habitore për zgjedhjen e trajnerit. Mbase e kanë pritur reagimin e ashpër të portugezit...
Kros dhe Hames Rodrigez janë befasuar kur mësuan se Zidan do të zëvendëson­te Kristiano Ronaldon, duke bërë gjeste habitore për zgjedhjen e trajnerit. Mbase e kanë pritur reagimin e ashpër të portugezit...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania