Panorama Sport (Albania)

Y ! $ > #< < *$ ! @$ $ <

-

Do të jetë polaku Simon Marciniak arbitri i ndeshjes së dytë të grupit mes Atletikos së Madridit dhe Bajernit të Mynihut nesër mbrëma. UEFA ia besoi takimin më të rëndësishë­m të grupit në "Vicente Calderon" gjyqtarit 35-vjeçar. Pavarësish­t se ai është një arbitër i ri në arenën ndërkombët­are, Marciniak ka një precedent me Bajernin, në çerekfinal­en kundër Benfikës prillin e shkuar, ku bavarezët fituan 1-0. Ai u kritikua se nuk akordoi një penallti kundër skuadrës së Guardiolës në ndeshjen e parë. Por gjermanët e njohin mirë gjyqtarin, edhe për shkak se bëri drejtësi në 1/8-at e Europianit, në fitoren 3-0 të Gjermanisë ndaj Sllovakisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania