Panorama Sport (Albania)

Arbitrat dënojnë Milanin, sa gabime në pesë javë

Gabimi i Orsaton në Firence-Milan ka tërbuar “Djallin”

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Mes "Djallit" dhe xhaketave të zeza duket se "simpatia" nuk është reciproke. Dy net më parë në Firence, drejtuesit e Milanit braktisën stadiumin të nxirë në fytyrë jo për faj të paraqitjes së lojtarëve të tyre, por për shkak të vendimeve të Orsatos. Edhe pse sezoni u duk se nisi mirë në këtë aspekt ( në MilanTorin­o, kryesori akordoi penallti të drejta për secilën skuadër) me kalimin e javëve nga kampi kuqezi ka gjithmonë e më shumë ankesa kundrejt sektorit të arbitrave.

Java e tretë

Gabimet e arbitrave nisën në javën e tretë në takimin Milan- Udineze. Vendësit tentuan që të përmbysin disavantaz­hin, por u penalizuan nga kryesori i cili nuk i akordoi një penallti. Honda harkoi topin në zonë dhe Baka u frenua me faull nga Anxhela. Kontakti mes dy lojtarëve nuk u pa prej arbitrit që vazhdoi lojën. Milani nuk shënoi dot dhe nuk shmangu humbjen. Gjithçka keq

Pak ditë më vonë, Milani udhëtoi drejt Xhenovas për të sfiduar ekipin e Sampdorias. Në atë duel, që u fitua prej kuqezinjve 1- 0, kryesori Irrati gaboi gjithçka. Vendësit mund të ankohen për një gol të rregullt që iu anulua, por miqtë protestuan ashpër për penalltinë që kryesori nuk akordoi pas faullit të rëndë që pësoi Suso.

Maja e ajsbergut

Në Firence faulli i Tomoviçit në dëm të Luiz Adrianos ishte i ndëshkuesh­ëm me të kuq. Dënim ky që duhej të shoqërohej me një goditje dënimi në hyrje të zonës. Drejtuesit e Milanit nuk harrojnë që të kuptojnë si Orasto nuk dalloi një faull kaq të pastër. Bilanci

Deri më tani, arbitrat kanë gabuar në pesë raste kundër Milanit. Raporti mes javëve të luajtura dhe numri i gabimeve të kryera nga xhaketat e zeza kanë acaruar edhe Montelën, i cili ka ftuar sektorin në fjalë të që bëjnë më shumë kujdes. Deri më tani, arbitrat u kanë mohuar dy pikë kuqezinjve.

 ??  ?? Tomoviç, lojtari i fundit, nuk u ndëshkua
me të kuq pas faullit ndaj Adrianos
Tomoviç, lojtari i fundit, nuk u ndëshkua me të kuq pas faullit ndaj Adrianos
 ??  ?? Lineti frenoi me faull brenda zone Suson në Sampdoria-Milan
Lineti frenoi me faull brenda zone Suson në Sampdoria-Milan
 ??  ?? Kartoni i kuq i Kuçkës në Napoli-Milan nuk ishte i drejtë
Kartoni i kuq i Kuçkës në Napoli-Milan nuk ishte i drejtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania