Panorama Sport (Albania)

Runi nuk largohet, pranon edhe stolin

-

Kapiteni i Mançester Junajtid nuk ka asnjë plan për t'u larguar nga klubi në të ardhmen e afërt dhe do të qëndrojë në "Old Trafford" të paktën deri në verën e vitit 2018, kur i skadon kontrata. Uejn Runi u la në stol nga trajneri Murinjo gjatë ndeshjes së fundit kundër Leiçesteri­t, duke ngritur dyshimet se karriera e tij me "djajtë" do të niste tatëpjetën pas 12 vitesh. Por, sipas "Daily Express"- it, sulmuesi 30vjeçar e pranon edhe rolin e të mos qenit një titullar i padiskutue­shëm në skuadër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania