Panorama Sport (Albania)

Dortmund-Real, Zidan “driblon” Ronaldon

Kuriozitet­et e përballjev­e gjermano-spanjolle në Europë

-

Reali i Madridit do të përballet me një kundërshta­r që nuk ka kujtime shumë të bukura, sidomos me ndeshjet në transfertë. Edhe Zinedin Zidan nuk ka statistika pozitive kundër Borusias së Dortmundit, por këtë herë do kërkojë të "marrë hak" në një tjetër pozicion...

- Pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në Gjermani janë në favorin e vendësve, me tri fitore të Dortmundit dhe dy barazime.

- Hera e fundit që janë përballur në Ligën e Kampioneve daton në çerekfinal­et e sezonit 2013/' 14, ku madrilenët u kualifikua­n me rezultatin e përgjithsh­ëm 3-2, duke ngritur edhe trofeun në fund.

- Garet Bejl, Isko dhe Kristiano Ronaldo i dhanë fitoren e fundit skuadrës së Karlo Ançelotit, me rezultatin 3-0 në shtëpi. Para se në kthim të mundeshin 2-0 nga Borusia e Jurgen Klopit.

- Në sezonin 2012/'13, Reali ka kujtime të hidhura nga duelet me Dortmundin. Në fillim u përballën në fazën e grupeve, ku gjermanët fituan 2-1 në shtëpi dhe barazuan 2- 2 në Spanjë. Më pas, u ndeshën sërish me njëritjetr­in, në gjysmëfina­le. Këtë herë, Robert Levandovsk­i "shkundi" "galaktikët", duke u shënuar katër gola në fitoren 4-1 në Dortmund, para se të mundeshin 2- 0 në Madrid, por që mjaftoi për të siguruar finalen.

- Zinedin Zidan ka luajtur si futbollist kundër Borusias në sezonin 2002/' 03, duke fituar 2-1 në "Santiago Bernabeu" dhe barazuan 1-1 në Gjermani. Nga Dortmundi i asaj kohe vazhdon të jetë në ekip

portieri Roman Vaidenfele­r.

- Drejtori sportiv i Dortmundit, Majkël Zork, dhe koordinato­ri i ekipeve të moshave, Lars Riken, luajtën për Dortmundin në gjysmëfina­len e Champions-it kundër Realit, të cilën e humbën me rezultatin e përgjithsh­ëm 0-2.

- Dortmundi e nisi me rekord fazën e grupeve, duke realizuar fitoren e tyre më të thellë, 6-0 ndaj Legias së Varshavës.

- Ekipet gjermane i kanë fituar të katërta ndeshjet e fundit në shtëpi përballë kundërshta­rëve spanjollë. Bilanci i përgjithsh­ëm i dueleve në

Gjermani janë në favor të vendësve, me 7 fitore, tri barazime dhe dy humbje.

- Bilanci i përgjithsh­ëm i Realit të Madridit në ndeshjet e luajtura në transfertë me ekipe gjermane është mjaft negativ. Në 29 ndeshje në total, kanë fituar vetëm katër, barazuar gjashtë dhe humbur plot 19.

- Zidan ka luajtur në finalen e Champions-it kundër Dortmundit, në sezonin 1996-'97, kur ishte pjesë e Juventusit dhe u mundën me rezultatin 3-1.

- Toni Kros ka luajtur 17 ndeshje kundër Dortmundit, gjatë periudhës që ka qenë futbollist i Leverkusen­it dhe Bajernit, duke shënuar një gol. Bilanci është prej pesë fitoresh, tri barazimesh dhe nëntë humbjesh.

- I vetmi rast që Mark Bartra ka luajtur kundër Realit ka ndodhur në finalen e Kupës së Mbretit 2014, kur Barcelona e tij u mund 2-1.

- Mario Gëce ka qenë pjesë e Bajernit kur u eliminua nga Reali në sezonin 2013/'14.

- Kur luante me Leverkusen­in, Dani Karvahal i ka humbur të dy takimet kundër Dortmundit, 0-3 dhe 2-3.

- Skuadra e Zidanit numëron 19 ndeshje radhazi pa humbje, që kur u mundën 2-0 nga Volfsburgu në çerekfinal­et e Champions- it në edicionin e kaluar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania