Panorama Sport (Albania)

Kalendari "autostradë", 10 ndeshje radhazi në shtëpi

-

Tirana është "fiksuar" pas barazimeve. Që prej nisjes së këtij sezoni nuk ka fituar dhe as ka humbur asnjë ndeshje, ndërsa në 4 javë ka grumbullua­r vetëm 4 pikë. Një start larg pritshmëri­e. E, megjithatë, me mbylljen e derbit ndoshta fati kalon në anën e bardhebluv­e. Mjafton të shohësh kalendarin e kryeqyteta­sve në 10 ndeshjet e ardhshme (përfshi të dy kompeticio­net, kampionat e Kupë) dhe e kupton qartazi se do ta ketë "autostradë".

Favorizimi nis që me Kupën e

Shqipërisë, ndërsa sot pret Sopotin. Edhe pse duhet ta luanin në transfertë ndeshjen e parë të turit të parë, klubet kanë vendosur që të luhet në "Selman

Stërmasi", ashtu si dhe ndeshja e kthimit. Nga java e 5-të e

Kategorisë Superiore dhe deri në të 11-ën pritet që të mos kenë asnjë transfertë. Me Korabin do luhet në shtëpinë e bardhebluv­e, pasi siç dihet dibranët kanë lidhur kontratë për të përdorur këtë impiant. Por, edhe një tjetër ndeshje që duhet të luhej jashtë fushe, mund të zhvillohet sërish në kryeqytet. Konkretish­t Luftëtari-Tirana, që përkon me javën e 8-të, mund të ketë "rokadë". Nëse stadiumi "Gjirokastr­a" nuk do të jetë gati deri atëherë, bluzinjtë mund të luajnë në "Selman Stërmasi", ashtu sikundër kanë vepruar me të gjitha shtëpiaket që kanë pasur. Dhe, nëse ndodh kështu, transferta­t për Tiranën do të nisin vetëm pas një muaji në Kukës, konkretish­t më 26 nëntor. A. M

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania