Panorama Sport (Albania)

"Roza Haxhiu", stadiumi me fat për lojtarët debutues

-

Lushnjarët e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke mundur në "Roza Haxhiu" fqinjët beratas me një supergol të Maganit. Skuadra e teknikut Bano ka bërë një paraqitje të mirë, duke marrë një fitore të merituar ndaj një kundërshta­ri që mbeti i dobët për të ekuilibrua­r shifrat. Për të disatën herë, madje këtë sezon që në start, është dashur ndihma e veteranit Gentian Çela, i cili pas aktivizimi­t në pjesën e dytë i dha ekipit frymëmarrj­en e duhur. "Gjithnjë jam munduar të bëj më të mirën dhe ta ndihmoj skuadrën. E rëndësishm­e ishte që zhbllokuam rezultatin dhe e mbrojtëm fitoren deri në fund. E kemi nisur mbarë, me pikë të plotë, që janë shumë të çmuara kur i fiton që në start", u shpreh mesfushori fantazist i lushnjarëv­e, Gentian Çela. Debutuesit - Stadiumi "Roza Haxhiu" është me fat, për futbollist­ët që debutojnë me fanellën verdhejesh­ile. Rasti Magani ishte i fundit, që debuton në ndeshjen premierë me gol. Madje, ai është peqinasi i tretë pas Roland Dervishit që shënoi në premierën LushnjaDin­amo 2-2, më 27 gusht 2006 dhe Arvist Gjatës, në premierën Lushnja- Gramshi 3- 0, më 11 shtator 2010. Në këto dy premiera debutuan me gol edhe Viktor Gjyla me blutë dhe Elhan Galica me Ermal Varfin në premierën me Gramshin. Në 10 sezonet e fundit kanë qenë plot shtatë futbollist­ë që kanë shënuar në "Roza Haxhiu", që në debutim. Stafetën e kishte lënë Lorenc Trashi më 4 shtator 2013, LushnjaKuk­ësi 1- 0, për ta vazhduar Magani, me golin e jashtëzako­nshëm të ditës së hënë. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania