Panorama Sport (Albania)

7eiçesteri mrekulli, 7egian s:e shpëton as trajneri i ri

-

Pas dy ndeshjes në Ligën e Kampionëve, e vetmja skuadër që ka gjashtë pikë është Leiçesteri i Klaudio Ranierit. Pasi surprizuan të gjithë botën me fitoren e kampionati­t anglez, "dhelprat" janë përkushtua­r për të bërë maksimumin edhe në Champions. Goli i Slimanit në pjesën e parë ishte vendimtar për t'u dhënë anglezëve 3 pikë. Në grupin G, skuadra e Kopenhagen­it bëri detyrën përballë Bruzhit duke fituar me rezultatin 4- 0. Në grupin e Realit ishte Sportingu ekipi i vetëm që buzëqeshi pasi arriti të mposhtte 2- 0 Legian e Varshavës. Polakët nuk po gjejnë fitoret, pavarësish­t se shkarkuan nga detyra trajnerin Besnik Hasi. Ndeshja thuajse përfundoi në pjesën e parë, kur Ruiz dhe Dost arritën të shënonin dy herë. Ndeshje dramatike në Francë, ku Monako arriti të barazonte në minutën e fundit ndaj Leverkusen­it dhe udhëheq grupin me katër pikë. Çiçarito kaloi i pari në avantazh gjermanët, por Kamil Glik arriti të barazonte rezultatin. Totenhemi bëri detyrën në Moskë, duke fituar 0-1 përballë CSKAsë falë golit të Son. Anglezët e shohin veten në vendin e dytë me 3 pikë, pasi kjo ishte fitorja e parë. Fiton edhe Sevija përballë Lionit, duke i bërë presion Juventusit...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania