Panorama Sport (Albania)

"Donim të shihnim nga afër Lionel Mesin"

-

Trajneri i Borusia Mynshengla­dbahut, Andre Shubert, ka konfirmuar diferencat mes dy ekipeve gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp, duke shpresuar në një paraqitje dinjitoze, pa pasur rëndësi te rezultati. "Ne jemi të vetëdijshë­m që nuk mund të rivalizojm­ë me klube të tilla. Sigurisht që do hyjmë në fushë për të marrë pikë, pasi luajmë në shtëpi. Më vjen keq që mungon Lionel Mesi, pasi do kishim mundësinë për të parë nga afër magjinë e futbollist­it më të mirë në botë. U kam kërkuar futbollist­ëve që të mos ndihen në presion, pasi nuk është kjo ndeshja që jemi të detyruar të fitojmë", deklaroi Shubert.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania