Panorama Sport (Albania)

“Nuk zgjedh dot mes Dortmundit dhe Liverpulit”

-

"Muri i Verdhë" i Dortmundit apo "The Kop" i Liverpulit? Si u bë trajner dhe lojtari i tij i preferuar në Premier Ligë. Jyrgen Klop, i ftuar gjatë "Monday Night Football" në "Sky Sports", bashkëbise­doi me Xhemi Karragerin përpara fitores së Bërnlejt në "Turf Moor".

Muri - "Është një gjë e ndryshme. Sepse asgjë nuk krahasohet me ' Murin e Verdhë' ku qëndrojnë 27 mijë tifozë. Por edhe tribuna e re e Liverpulit mban 22 mijë vetë dhe unë kurrë më parë nuk kam parë një atmosferë të tillë dhe 30 minuta që ata më kanë ofruar në 'Anfield' nuk i kam parë te Dortmundi. Por unë nuk dua të bëj krahasime. Jam me fat që kam qenë në dy klube kaq të mëdha."

Lojtari më i rrezikshëm - "Ka shumë, por më pëlqen David Silva. Nuk e di nëse ai është më i rrezikshmi, por ai është futbollist i shkëlqyer".

Premier Liga - "Ka 9 ekipe që mendojnë se duhet të jenë të parat. Është pa dyshim kampionati më rivalizues në Europë".

Shanset e Liverpulit - "Jam i lumtur që bastet na parashikoj­në ekipin e dytë favorit ( Qesh). Unë nuk i kuptoj këto koeficient­et. Çfarë thonë?"

Ai si lojtar - "Isha mesatar. Isha me të vërtetë i shpejtë dhe i mirë me kokë, por kaq."

Firmino - "Është lojtar që përfshihet gjithmonë, në sulm dhe mbrojtje, sepse ai ka një dhunti natyrale. Ai nuk mendon shumë, por është një lojtar instinktiv."

Si u bë trajner - "Po të jesh një lojtar i kategorisë së dytë në Gjermani nuk fiton shumë. Unë nuk jam njeriu më i zgjuar në botë, por as shumë idiot, kështu që mund të kisha një karrierë të dytë në diçka tjetër, por nuk e dija në çfarë. E dija që nëse dikush do të më jepte një shans për të stërvitur një skuadër, unë do ta bëja më mirë sesa të luaja vetë."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania