Panorama Sport (Albania)

Tavo: Ja plani im për Luftëtarin

"Nuk ishte fitore e papritur ndaj Tiranës, mos u çudisni nëse do mundim edhe Kukësin"

- JORGIS MEMO

Ishte viti 1999, kur bi znesmeni Grigor Tavo u shfaq për herë të parë në futbollin shqiptar, duke investuar për një Luftëtar kampion. Qëndroi në krye të klubit për vetëm dy sezone, por nuk solli trofe në Gjirokastë­r, edhe pse pjesë e bluzinjve ishin lojtarët më të njohur në Shqipëri për kohën. Tashmë është rikthyer te Luftëtari si zotërues i 75% të aksioneve të shoqërisë aksionere të klubit bluzi. "Nuk kam qejf të jap intervista. Më mirë flasim pas fitores në Kukës", nis me shaka Tavo bisedën për "Panorama Sport". Në një intervistë ekskluzive për gazetën presidenti i gjirokastr­itëve tregoi planin për klubin.

Zoti Tavo, pas 15 vitesh riktheheni të investoni në klubin e Luftëtarit, duke marrë 75% të aksioneve...?

Unë që në fëmijëri e kam ndjekur ekipin si tifoz dhe kam udhëtuar me këmbë kilometra të tëra për të mbështetur Luftëtarin e lavdishëm. Kjo ndjesi më kishte munguar, por pas një viti pune e sakrifice, tashmë po filloj të ndiej sërish të njëjtën ndjesi, bashkë me tifozët gjirokastr­itë. Na duhet akoma punë që të kthehemi në ato nivele, por ambicia që ka shfaqur skuadra dhe me emocionet që më ka dhuruar, në momente të caktuara më është dukur si Luftëtari i lavdishëm. E rëndësishm­e për mua është

që ky investim të shpërblehe­t në emocione të forta për të gjithë. Pra, kjo ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër.

Përveç bashkisë, e cila ka 25% të aksioneve, jeni i vetëm që financoni në klub apo janë afruar edhe donatorë të tjerë së fundmi?

Jam bashkë me një mikun tim, që gjithashtu e dashuron këtë ekip. Bëhet fjalë për zotin Artur Dadaj.

Tashmë që jeni bërë pronar i klubit, gjithçka e shikoni si biznes dhe mendoni se këto investime do të kthehen një ditë...

Sigurisht, nëse një klub në

ditët e sotme nuk do ta shikoj si një biznes është amatorizëm dhe mungesë profesiona­lizmi. Pra, një dështim i sigurt që nuk ka jetëgjatës­i. Të gjitha klubet e suksesshme ndërtohen me mbështetje dhe baza biznesi. Kjo duhet ndërthurur me shumë kujdes, me qëllimin kryesor, që si në çdo garë të ecësh sa më shumë dhe të japësh maksimumin për të kapur vendin më të mirë.

Çfarë planesh keni me Luftëtarin. Doni thjesht të mbijetoni në Superiore apo do të kërkoni të ndërtoni një ekip si i 16 viteve më parë që kishte synime madhore?

Plani ynë nuk është aq i thjeshtë, sa ta përmbledhi­m me një fjalë të vetme siç është objektivi i mbijetesës këtë sezon në Superiore. Ky është një projekt në tërësi, duke filluar nga ndryshimi i strukturav­e të klubit dhe deri te mentalitet­i dhe ndjesia që do të përçoj te tifozët ky klub. Duhet të ndërtojmë një klub funksional, si në të gjitha vendet, të cilat kanë nivele të larta.

Keni marrë 10 pikë në 8 ndeshje, jeni i kënaqur apo keni pritur më shumë nga ekipi?

Jam i kënaqur, por edhe i sigurt që do të marrim më shumë pikë në vijim.

Fitorja ndaj Tiranës ishte surprizues­e për të gjithë, nisur edhe nga fakti që kundërshta­ri vinte pas një ecurie mbresëlënë­se. Ju e mendonit se mund të thyenit Tiranën?

Për mua nuk ishte një fitore e papritur. Që nga ndeshja e parë e këtij kampionati, Luftëtari ka treguar që është një skuadër surprizues­e dhe të bën për vete me lojën që zhvillon. Të gjithë në Gjirokastë­r prej një viti presin të shohin një ekip dinjitoz dhe realisht kanë marrë nga ky Luftëtari atë ndjesi që u ka munguar.

Keni shkuar deri në Serbi për të gjetur trajner. Pse kjo zgjedhje, në një kohë që e kishit një trajner që ktheu skuadrën në Superiore?

Futbolli është global tashmë, kështu që për mua dhe besoj për çdo president, nuk ka rëndësi kombësia e trajnerëve apo lojtarëve. Unë shikoj profesiona­lizmin dhe Mlladen Milinkoviç është një i tillë. E vlerësoj dhe e respektoj për punën që ka bërë në skuadër deri më tani.

Afruat pesë lojtarë të huaj, keni ndonjë peng nga merkatoja e verës?

Po, kam pengje, por koha nuk kthehet. Diçka mund të ishte bërë ndryshe.

Luftëtari nuk po luan në shtëpi prej tetë javësh, pse u vonuan kaq shumë punimet në stadium?

Është fakt tashmë që punimet janë vonuar, por nuk dua të gjej fajtorë. Kjo na penalizon, jo vetëm për mbështetje­n që jep tifozëria, por mbi të gjitha për të realizuar qëllimin kryesor, për të argëtuar sërish pas shumë kohësh tifozërinë gjirokastr­ite.

Do të luani në fundjavë ndaj një kundërshta­ri si Kukësi që nuk njeh humbje. Çfarë prisni?

Pres të papriturën për opinionin sportiv. Dua që skuadra të dhurojë spektakël dhe të marrim pikët maksimale edhe në Kukës. Deri më tani nuk kemi zhvilluar asnjë ndeshje si inferior, kështu që do të vazhdojmë të luajmë me kokën lart për të marrë maksimumin.

 ??  ?? Artur Dadaj dhe Grigor Tavo, dy financuesi­t e Luftëtarit
Artur Dadaj dhe Grigor Tavo, dy financuesi­t e Luftëtarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania