Panorama Sport (Albania)

Bajiç garanton lezhjanët: Do jemi në Superiore

-

Kosta Bajiç ishte heroi i ndeshjes ndaj Kastriotit që Besëlidhja luajti fundjavën e shkuar. Sulmuesi arriti të shënonte golin e fitores për lezhjanët në minutat shtesë të takimit, edhe pse u aktivizua nga stoli. Në një prononcim për "Panorama Sport", Bajiç ka konfirmuar se skuadra e tij është e projektuar për t'u ngjitur në Superiore, ndonëse aktualisht mban vendin e dytë në renditjen e grupit. "Objektivi kryesor yni është ngjitja në Superiore dhe jemi në rrugë të mbarë, pasi deri më tani nuk kemi pësuar asnjë humbje. Tani të gjitha energjitë po i akumulojmë për ndeshjen e radhës ndaj Ilirisë në transfertë, pasi duam që ta fitojmë si gjithë të tjerat, duke bërë të mundur mbajtjen e ritmit", ka thënë fillimisht lojtari nga Vojvodina, i cili më pas flet edhe për golin dhe rrugën që i duhet Besëlidhje­s për t'u ngjitur në elitë. "Natyrisht që, deri në fund të kampionati­t, është një rrugë shumë e gjatë me të papriturat e saj si pozitive, po ashtu edhe negative, pasi jemi në fillimet e sezonit, por jam i bindur se do ta mbyllim me sukses. Sa për golin që realizova dhe, për më tepër, në atë kohë kur pothuajse e kishim humbur shpresën e fitores, më lumturon dyfish, pasi ia arritëm që të merrnim tri pikët tona. Golin ia dedikoj familjes sime që ka bërë shumë për mua", ka mbyllur deklaratën Kosta Bajiç, i cili është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në vijën e parë. Ndërkohë që skuadra ka nisur përgatitje­t për sfidën e radhës me fushë-krujasit, ku synimi kryesor është trepikëshi. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania