Panorama Sport (Albania)

Forma jo e mirë, Babel "ndëshkon" Hykën në... tribunë

-

Mungesa e Jahmir Hykës në protokolli­n e ndeshjes së djeshme të Luzernës ndaj St. Galen bëri që të lindin dyshime se mos futbollist­i i përfaqësue­ses shqiptare ishte i dëmtuar. Lojtari ndoqi nga tribuna takimin të cilin skuadra e tij e fitoi me shifrat 3-0. Me sa duket, delegimi në tribunë nuk është për çështje problemesh fizike, por për çështje forme sportive. Gazeta zvicerane "Blick" bën të ditur se trajneri Markus Babel është i pakënaqur nga forma që po kalon mesfushori i përfaqësue­ses shqiptare. Paraqitjet e tij shumë të dobëta ndaj Bazelit dhe Grasshoper kanë vijuar me paraqitje aspak bindëse edhe në stërvitje. Kësisoj, Babel e ka dërguar Hykën në tribunë, për të parë më mirë se çfarë duhet të shfaqë në fushë për të rifituar vendin e titullarit, pasi me formën aktuale do ta ketë të vështirë të gjejë vend në formacion. Trajneri nuk e preferonte Hykën në momentet kur mori drejtimin e skuadrës, por më pas ndërroi mendje duke deklaruar se lojtari e kishte bindur me paraqitjen në stërvitje. Duket se ai pret të njëjtën gjë në vazhdim nga mesfushori i përfaqësue­ses shqiptare, i cili në muajt e parë të kampionati­t zviceran ishte një nga futbollist­ët më në formë dhe, në këtë mënyrë, rifitoi edhe një vend në ekipin e De Biazit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania