Panorama Sport (Albania)

Sandërlend

-

Xhek Roduell është shndërruar në një "mace të zezë" për ekipin e tij. Mesfushori nuk ka shijuar dot asnjë fitore, sa herë që ka luajtur si titullar me Sandërlend­in. Në plot 32 takime që ai e ka nisur nga minuta e parë, bilanci është shumë negativ, prej 15 barazimesh dhe 17 humbjesh. Tashmë tifozët kanë nisur të bëjnë ironi në rrjete sociale, duke e cilësuar fatin e ndeshjes të paracaktua­r, nëse anglezi do jetë titullar. Gjithsesi, "ters" ka qenë edhe Garet Bejl te Totenhemi para se të shpërthent­e. Ishin 22 ndeshje që ai luajti si titullar për dy vite e tetë muaj dhe nuk fitoi dot asnjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania