Panorama Sport (Albania)

Ronaldo dyshohet se u ankua tek arbitri për golin e Moratës

Në Spanjë hedhin pikëpyetje, tifozët e vërshëllye­n

-

Kristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë te Reali i Madridit. Për herë të parë, që kur ka firmosur me klubin spanjoll, ai numëron katër ndeshje radhazi në stadiumin "Santiago Bernabeu" që nuk arrin të shënojë. Kundër Atletik Bilbaos, madrilenët gjuajtën 16 herë drejt portës kundërshta­re dhe plot nëntë prej tyre ishin nga këmbët e portugezit, i cili kërkoi dëshpërimi­sht të gjente rrugën e rrjetës. Por, nuk ia doli, madje shpërdoroi dy mundësi mjaft të pastra. Përveç formës jo të mirë finalizues­e, edhe tifozët duket se po e humbasin durimin. Ata nuk i kursyen vërshëllim­at ndaj tij, sidomos në minutën e 94-t, kur përballë portierit rival u tregua egoist dhe goditi vetë, ndërkohë që mund të jepte asist për Moratën ose Krosin. Një tjetër detaj që po bën xhiron e mediave iberike është pikërisht reagimi i tij, në momentin kur Morata shënoi golin e fitores 21. Sapo dërgoi topin në rrjetë, Kristiano ngriti dorën dhe u kthye nga arbitri, duke hedhur dyshime se po kërkonte anulimin e golit, duke pretenduar për një pozicion jashtë loje. Një gjest që nuk është as për herë të parë, pasi ka ndodhur edhe në një ndeshje kundër Levantes. A do arrinte egoizmi i Ronaldos deri në kufij të tillë? Kjo është pyetja që është ngritur në Spanjë, në pritje të një reagimi të vetë lojtarit, mbase për të sqaruar disi edhe atë veprim që ka kryer kur shoku i tij i ekipit shënoi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania