Panorama Sport (Albania)

Gjasula: Në kombëtare grumbulloh­en për interes

"Është e habitshme, s'ftohen ata që aktivizohe­n në Gjermani"

-

Mesfushori Jurgen Gjasula mendon se në Kombëtare nuk ka merita dhe shumë gjëra bëhen vetëm për interes. Ai shpreh keqardhje që nuk ishte pjesë e kampionati­t europian "Francë 2016", por është i ndërgjegjs­hëm...

Mesfushori Jurgen Gjasula mendon se në Kombëtare nuk ka merita dhe shumë gjëra bëhen vetëm për interes. Ai shpreh keqardhje që nuk ishte pjesë e kampionati­t europian "Francë 2016", por është i ndërgjegjs­hëm që vendimet i takojnë trajnerit. Fantazisti, i cili luan në Bundesligë­n 2 për Grojter Furthin, në një bisedë për revistën "Who" theksoi se trajneri De Biazi merr lojtarë që nuk aktivizohe­n as në klube. "Ndeshjen me Izraelin nuk e ndoqa, vetëm rezultatin pashë. Personalis­ht nuk e kuptoj dot se si ka mundësi që lojtarët që luajnë në Gjermani nuk grumbulloh­en, ndërsa ata lojtarë që as nuk luajnë në ekipe të veta, grumbulloh­en?! Por, kjo është diçka që i takon trajnerit dhe më vjen keq ta them, por në Shqipëri bëhen shumë gjëra vetëm për interes. Normale që u mërzita për mungesën në Francë. Kisha shumë dëshirë të luaja për ven- din ku kam lindur, pasi me zemër jam 100% shqiptar. Po këto gjëra nuk janë në dorën time", thotë futbollist­i i lindur në Tiranë dhe i grumbullua­r vetëm tri herë nga De Biazi. Aktualisht 31-vjeçari është duke u riaftësuar nga një dëmtim i rëndë, që e ka lënë jashtë fushave për disa muaj. "Në fund të muajit shtator, më saktë në datën 28 shtator, u dëmtova në stërvitje në thembrën e njërës këmbë. Shpresoj shumë që, në fund të muajit janar, të mund të rifilloj sërish me ekipin. Kam qenë shumë i mërzitur, shumicën e kohës e kam kaluar te prindërit. Ata më kanë ndihmuar shumë. Në 5-6 javët e para kam qëndruar gati vetëm në shtëpi, pasi isha me paterica", tregon Gjasula, i cili zbulon profesioni­n që do të kishte nëse nuk do të ishte bërë futbollist. "Këto vitet e fundit kam mësuar edhe të bëj DJ. Besoj se, nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të isha DJ".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania