Panorama Sport (Albania)

Starova: Lamë dy pikë, në derbi ka kujdes jo frikë

"Me drita ka më shumë emocion, spektakli nuk mungoi as dje"

- ILIR CARA

Trajneri Sulejman Starova ka qenë i kudondodhu­r për mediat pas përfundimi­t të 27 minutave të derbit që u luajtën dje. Sipas "Bobit", Partizani luajti mirë dje dhe janë ata që lanë dy pikë në derbi dhe tani u del detyra që të kthehen te fitorja ndaj Kukësit. Pika deri diku i kënaq se i mban afër kreut. Për Starovën nuk fitoi frika, por rezultati është logjikë e lojës së zhvilluar.

Starova, luajtët një miniderbi, por që kishte një tjetër shije krahasuar me një ditë më parë?

Luajtëm mirë dhe na shërbeu koha e kaluar të enjten në mbrëmje me ekipin. Analizuam gjatë mënyrën e lojës dhe dolëm në përfundimi­n që duhet të ndryshojmë diçka, sidomos në stilin e të luajturit. Mendoj se sot (dje) ishim perfektë, krahasuar me fillimin e derbit, ku skuadra vuajti edhe atmosferën, tifozërinë, emocionet. Bëmë gabime, por edhe gjyqtari bëri gabime, nuk ishte si sot (dje), dhe na i shtoi vuajtjet në ato 20 minuta të para. Loja më kënaq gjithmonë, faktikisht, por lumturia e plotë është kur merr pikët e plota. Konsideroh­et ndeshje që kemi lënë dy pikë, sa i përket llogarisë, por duke ditur se ishte derbi, kjo shuhet. Kështu që duhet të fitojmë ndeshjen e radhës.

Sërish 0-0. Ky është derbi i frikës, apo jo?

Nuk besoj se ka frikë, më së shumti ka kujdes. Ekipet janë aty-aty dhe në të tilla raste barazimi është një rezultat i logjikshëm. Paraqitja jonë ishte e mirë dhe pika e marrë na kënaq, sepse na mban afër kreut.

Thuajse të gjitha ndeshjet mes rivalëve direkt po dalin njësoj?

Na ka munguar disi goli, por

në përgjithës­i kemi bërë lojëra të mira. Jemi 3 pikë larg kreut, ndërsa në fillim të kampionati­t kemi qenë 7 pikë pas kur erdha unë, në tri të tilla tani. Kjo tregon që kemi bërë përmirësim­e. Pastaj, fillimi ju kujtohet, se bëmë tri fitore radhazi. Barazuam me Skënderbeu­n në një ndeshje të luajtur shkëlqyesh­ëm, por nuk patëm fat. Ndeshje të mirë kemi bërë edhe

ndaj Vllaznisë, ku lamë dy pikë. Nuk ka munguar loja e mirë, por goli e rrjedhimis­ht fitorja.

Sukaj dhe Raçiç kanë kaluar orë të tëra me presidenti­n. A janë në planet tuaja?

Ju e dini mendimin tim, e kam thënë për Sukajn. Është një lojtar që ka një raport shumë të mirë me klubin dhe i ka dyert e hapura. Ndërsa për Raçiçin është hera e parë që dëgjoj që

mund të vijë te Partizani. Nuk kam asnjë informacio­n për t'ju thënë për këtë lojtar.

Cila është situata e mesfushori­t Batha?

U dëmtua që të enjten, zëvendësim­i ishte i detyruar. Ka një dëmtim serioz, të shohim në vazhdim gjendjen e tij.

Pati vetëm një minutë shtesë, si ju duk?

Me thënë të drejtën, ndeshja u bë e bukur dhe u futëm më atmosferë, edhe pse nuk e prisja, sepse të enjten në mbrëmje, me drita e stadium plot ishte shumë bukur. Megjithatë, edhe sot (dje) tifozëria ishte shumë e madhe në numër, nga të dyja krahët, ambienti u bë i bukur dhe na erdhi keq që mbaroi kështu, papritur. U habitëm që mbaruan kaq shpejt minutat që kishim për të luajtur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania