Panorama Sport (Albania)

Transferta­t një makth, Branica: Nuk do zhgënjejmë

-

Shkumbini do të tentojë sërish që të thyejë tersin e rezultatev­e në transfertë. Sot në Fier peqinasit kërkojnë të mos dalin duarbosh nga përballja me Apoloninë. Trajneri i peqinasve, Sokol Branica, pranon se skuadra vuan një lloj ngërçi psikologji­k në takimet jashtë Peqinit. Por, nga ana tjetër, ai pohon për "Panorama Sport", se në asnjë përballje ekipi i tij nuk ka qenë inferior ndaj kundërshta­rit. "Me bindje e them se në disa takime që ne kemi zhvilluar në transfertë, kemi luajtur në mënyrë të barabartë me kundërshta­rin. Ndërsa në disa momente, ndoshta jemi ndëshkuar edhe padrejtësi­sht, prandaj kam kërkuar korrektësi në aspektin e gjykimit. Sot përballë Apolonisë, një skuadër që është relativish­t e fortë, do të kërkojmë të thyejmë tersin e humbjeve në transfertë. Do të tentojmë që të dalim me një rezultat pozitiv nga Fieri dhe për këtë jemi optimistë. I gjithë grupi është në dispozicio­n, përveç Isajit. Do të luajmë me besim të plotë për të arritur qoftë edhe një pikë", deklaroi kreu i pankinës peqinase. Në Fier, Shkumbini do të luajë me dy sulmues, Mustafajin dhe Aliajn. F.Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania