Panorama Sport (Albania)

Modeste i thur elozhe: Jemi mirë falë Mavrajt

-

Vetëm tetë gola të pësuar në këtë sezon e kanë bërë skuadrën e Këlnit një nga mbrojtjet më të mira në kampionati­n gjerman. Një arsye për këtë arritje është performanc­a e mbrojtësit Mërgim Mavraj, i cili është shndërruar në një shtyllë për skuadrën e Këlnit. Sulmuesi francez i Këlnit dhe njëkohësis­ht golashënue­si më i mirë i skuadrës me 12 gola, Antoni Modeste, ka lavdëruar shokun e tij të skuadrës, Mërgim Mavrajn, për paraqitjet e bëra gjatë këtij sezoni. "Mërgimi ka fituar shumë besim në vetvete. Ai është një futbollist shumë i rëndësishë­m për ne dhe një kundërshta­r aspak i preferuar", tha Modeste gjatë inaugurimi­t të një dyqani sportiv ku disa prej futbollist­ëve të Këlnit ishin të pranishëm. Në këtë sezon në Bundesligë, Këlni ka pësuar vetëm 8 gola në 12 ndeshje, po aq sa Bajerni, duke mbajtur së bashku pozicionin mbrojtjes më të fortë të Gjermanisë. Në këtë fundjavë, Këlni do të ndeshet në transfertë përballë Hofenhaimi­t, një nga dy ekipet e pamposhtur­a ende bashkë me Lajpcigun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania