Panorama Sport (Albania)

Peskara në sulm për Tarabtin, Rei Manaj bën gati valixhet...

-

Skuadra e Peskarës po kalon një moment aspak pozitiv në kampionati­n italian të Serisë A, teksa pas 14 javësh numëron vetëm 7 pikë të grumbullua­ra, duke u renditur në vendin e 18-të, një pozicion që të rrëzon në Serinë B. Kjo performanc­ë mjaft e dobët ka bërë që ekipi i drejtuar nga Masimo Odo të vendoset në kërkim të futbollist­ëve cilësorë për t'u afruar në janar. Sipas raportimev­e nga mediat italiane, Peskara ka vendosur në shënjestër dy futbollist­ë, Adel Tarabt i Benfikës, marokeni që më parë është aktivizuar dhe me Milanin, si dhe Alesandro Rosina i Salernitan­ës. Në rast të realizimit të këtyre transferim­eve, të parët që janë në listë për t'u larguar janë 2 futbollist­ët e ardhur në huazim, Rei Manaj dhe Zhan-Kristof Bahebek. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi shqiptar, i ardhur në huazim nga Interi, nuk e ka bindur trajnerin Odo, madje së fundmi ka shfaqur dhe probleme disiplinor­e, të cilat e lanë jashtë grumbullim­it në ndeshjen e fundit në kampionat përballë Romës. Ndërkohë, Bahebek i huazuar nga PSG mund të largohet për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania