Panorama Sport (Albania)

"Kryeqyteta­seve do t'ia bëjmë malore në Kupë"

-

"Teuta e këtij viti është dukshëm më e fortë se Teuta e dy viteve të fundit". I këtij mendimi është edhe trajneri Edomond Jazenxhiu, i cili thekson për gazetën që skuadra e tij do bëjë të pamundurën për t'ia bërë "malore" arritjen e objektivav­e skuadrave të kryeqyteti­t. "Së pari, dua t'i përgëzoj vajzat për fitoren e sotme. Përballë kishim Vllazninë, një ekip ndaj të cilit fitorja nuk është kurrë e lehtë. Këtë vit skuadra është më e plotë falë disa rikthimeve lojtaresh. Nuk mendoj që jemi për kampionat ende, por patjetër që do bëjmë të pamundurën për të realizuar objektivat tona. Tirana ka disa ekipe të mira, të cilat teorikisht janë të avantazhua­ra ndaj nesh, por ne do të bëjmë maksimumin për t'ua bërë më të vështirë. Tani për tani jemi të fokusuar te Kupa e Shqipërisë, ku duam të lëmë gjurmën tonë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania