Panorama Sport (Albania)

Berluskoni: Dua të largohem me fitimin e Superkupës

"Nuk rrezikohet akordi me kinezët, ekipi më pëlqen"

- PËRGATITI: LEAR MAÇI

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, gjatë një interviste për "Premium Sport" ka rrëfyer se do t'i pëlqente të largohej me një trofe. Kuqezinjtë do të sfidojnë Juventusin për finalen e Superkupës së Italisë dhe "Kavalieri" beson se ekipi i Montelës mund të bëjë "bis" duke mundur sërish kampionët në fuqi. Sakaq, Berluskoni foli edhe për tema të tjera, ku spikat tratativa me kinezët dhe plani për të ndërtuar një Milan me më shumë futbollist­ë italianë në organikë.

Prej kohësh keni kërkuar një Milan me shumë italianë në përbërje, jeni më në fund i lumtur tani?

Është një skuadër që më emocionon, pasi shoh shumë futbollist­ë të rinj, të talentuar dhe italianë. Më duhet ta pranoj, Milani nuk është më ajo superskuad­ër që dominonte para disa vitesh, por në periudhën e fundit po tregon një ecuri të mirë dhe momentalis­ht renditemi në vendin e dytë. Të gjithë lojtarët që vijnë nga ekipi zinxhir më emocionojn­ë: Kalabria, Lokateli, Donaruma etj.

Sfida e radhës është kundër Krotones dhe duket se kalendari favorizon Milanin, si e analizoni?

Pres një dhuratë të pakëndshme për Juventusin, por që mund të na lumturojë ne. Kundër Atalantës, bardhezinj­të i pret një ndeshje shumë e vështirë. Zikaltrit janë një skuadër e re në moshë, e uri-

tur dhe në periudhën e fundit kanë treguar një rendiment të jashtëzako­nshëm. Sakaq, mendoj se Juventusi për momentin nuk e ka gjetur akoma ekuilibrin në lojë. Bardhezinj­të nuk po shfrytëzoj­në potenciali­n e Higuainit, i cili po has vështirësi, pasi nuk po furnizohet

me topa nga shokët e skuadrës.

Data 13 dhjetor po afron, por duket se jemi akoma larg nënshkrimi­t me kinezët për shitjen e Milanit, apo jo?

Është diskutuar shumë kjo çështje dhe nuk është diçka e mirë. Nuk kemi asnjë pasiguri,

pasi paratë janë gati. Në Kinë, burokracia është e ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të botës. Për momentin po presin vetëm që Kuvendi i Kinës të japë dritën jeshile dhe, më pas, gjithçka do të materializ­ohet me sukses. Tifozët e Milanit duhet

që të jenë të qetë, pasi grupi që do të blejë klubin është i orientuar për të investuar shumë para, në mënyrë që Milani të rikthehet si dikur në elitën e futbollit botëror. Tifozët kuqezi e meritojnë këtë.

Po e ardhmja e Berluskoni­t si do të jetë?

Po mendoj akoma mbi propozimin për të qëndruar president, por siç e kam thënë edhe më herët, dua kontrollin për merkaton dhe të bisedoj skemat me trajnerin.

Në prag është Superkupa

kundër Juves, mendoni se Milani ka forcën për t'iu bërë dhuratën e fundit?

Do të më pëlqente të isha në stadiumin e Katarit atë ditë që do të luhet ndeshja dhe mendoj se do të shkoj. Nuk do ishte keq një kupë më shumë, pasi nuk mungojnë vendet në muzeun e Milanit. Ëndërroj të largohem me Superkupën në "xhep" dhe të shoh Milanin në vendin e parë. Mendoj se 28 vende të para dhe 16 vende të dyta si president nuk do t'i përsërisë askush tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania