Panorama Sport (Albania)

Sosa "thumbon" Lapdulën: Golat e mi janë më të bukur

-

Goli i Susos në derbin kundër Interit dhe ai me finte i Lapadulës ndaj Palermos ishin dy perlat në garë për të fituar çmimin e golit më të bukur të muajit tetor për Milanin. Në fund, fitoi spanjolli, i cili tha pas tërheqjes së çmimit: "Më vjen keq për Xhanlukën, por golat e mi janë më të bukur (qesh). Jam shumë i lumtur, pasi goli që realizova në derbi kishte një shije të veçantë". Më tej, 23-vjeçari shtoi: "Nuk janë të rëndësishë­m golat e mi sa janë pikët që grumbullon skuadra. Sivjet po tregojmë një ecuri të mirë dhe duam të shkojmë sa më larg. Jemi një grup i bashkuar dhe duam që të rikthehemi sa më shpejt në Ligën e Kampionëve. Kombëtarja? Për mua do të ishte një ëndërr e madhe".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania