Panorama Sport (Albania)

Dibala do të ushqehet njësoj si Mesi

Sulmuesi bardhezi i kërkoi ndihmë Leos, që i këshilloi dietologun e tij

-

Juventusi përgatitet që të përqafojë Paulo Dibalën. Pas një mungesë prej 40 ditësh, sulmuesi bardhezi është rikthyer që të stërvitet me skuadrën, pas një periudhe jo të shkurtër, të kaluar mes fizioterap­isë, palestrës dhe fushës. Por jo vetëm... Paulo ka vendosur që të ndjekë edhe këshillën e Lionel Mesit dhe ka pranuar që të kurojë edhe mënyrë e të ushqyerit. Për të qenë gjithmonë në maksimum, sot një kampion nuk mund të lërë pas dore asgjë, por duhet të kurojë edhe detajet më të vogla. Kështu, Dibala, nga kjo vetë, ka vendosur që të dëgjojë Mesin dhe t'i nënshtrohe­t menusë së mjeshtrit të tij të të ushqyerit, profesorit Xhuliano Poser. Zero sheqerna, brumra të rafinuara dhe shumë kujdes ndaj produkteve të qumështit. Linja e dietës është shumë e thjeshtë, por duke ndjekur këtë recetë mund të përmirësoj­ë në maksimum rezistencë­n, por edhe masën muskulore. Përpara Paulo Dibalës, klientë të dietologut të Lionel Mesit janë barë edhe juventinë të tjerë, si Gonzalo Higuain, Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi. "Më thuaj çfarë ha, të të them çfarë atleti je", është motoja e profesor Poserit. "Pleshti" i Barcelonës e kuptoi mirë këtë leksion, ndërsa Dibala, duke parë rezultatet e bashkatdhe­tarit të tij, ka vendosur që të ndjekë gjurmët e tij dhe jo vetëm ato sportive...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania