Panorama Sport (Albania)

Nga Peneta te Stoner, yjet e tërhequr në kulmin e karrierës

-

Përpara Niko Rosberg, ka pasur të tjerë yje të botës së sportit që i kanë dhënë lamtumirën pikërisht në kulmin e karrierës së tij duke i rezistuar rikthimit.

Flavia Peneta-Historia më shumë e ngjashme si ajo e pilotit gjerman është e tenistes italiane. Në moshën 33-vjeçare, pas fitores së "Grand Slam"-it "US Open" në vitin 2015. Italiania vendosi të varë raketën në gozhdë. Në palmaresin e saj, përveç "Grand Slam"it, janë edhe 10 turne të WTA-së në ndeshjet teke.

Keisi Stoner- Në botën e motorëve, ka disa ngjashmëri me precedenti­n e fundit "Rosberg". Fjala është për pilotin australian të MotoGP-së. Pasi u kurorëzua kampion i botës në këtë kategori (2007 dhe 2011), ka zgjedhur të thotë "mjaft" në moshën 27-vjeçare. Mishel Platini- Në futboll, rasti më i ngjashëm me atë sot është ajo e ish-sulmuesit francez të Juventusit. Fitues i dy titujve kampionë në Seria A, një Kupe të Italisë, një Kupë Kampionesh, një Kupë Interkonti­nentale, një Superkupë të Europës, një Kupë të Kupave, një Kampionat Europian dhe tre "Topa të Artë". "Le Roi" vari këpucët në moshën 32-vjeçare.

Miguel Indurain- Vendim i pastër ishte edhe ai i çiklistit spanjoll. Në vitin 1996, pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Lojërat e Atlantas, Indurain nuk u mendua dy herë për t'u tërhequr nga pedalimi. Në karrierën e tij, ai numëronte 5 Ture të Francës të fituara, dy Xhiro të Italisë, një medalje ari dhe tre të argjendta në kampionate botërorë.

Mark Spitz- Pothuajse rekord është mosha në të cilën notari amerikan ka vendosur të heqë dorë nga aktivitete­t: vetëm 22 vjeç. Spitz hoqi dorë nga sporti pasi kishte fituar 9 medalje ari, 1 medalje argjendi dhe 1 bronzi në Lojërat Olimpike (në edicionet e Meksikës në vitin 1968 dhe në Mynih në 1972).

Nadia Komaneci- Vetëm një vit më shumë ishte gjimnastja rumune. Në karrierën e saj shënoi 5 ari, 3 argjendi dhe një bronzi në Lojërat Olimpike; dy medalje ari dhe dy të argjendta në kampionate botërore dhe 9 ari, 2 argjendi dhe 1 medalje bronzi në kampionate europiane.

Bjorn Borg- Duke iu rikthyer tenisit, suedezi Borg ishte vetëm 26 vjeç kur mori vendimin final për të mos luajtur më tenis pas një karriere të ngjeshur 10-vjeçare si fizike dhe psikologji­ke. Në momentin që ai vari raketën në gozhdë, Borg kishte fituar 64 turne në lojën teke, duke përfshirë edhe 11 "Grand Slam"-e.

Roki Marçiano- I dha fund karrierës boksieri italo-amerikan në vitin 1956 pasi nuk njihte humbje prej 49 dueleve të zhvilluara dhe pasi kishte mbrojtur titullin botëror gjashtë herë. Ai ishte vetëm 33 vjeç.

Florens Grifit- Në atletikë, është e njohur në historinë e sprintit amerikan, ende mbajtëse e rekordeve botërorë në 100 dhe 200 metra. Në moshën 29-vjeçare, pas triumfit "tris" në Lojërat Olimpike të Seulit në 1988-ën, Florens Delorez Grifit-Xhoiner u tërhoq nga pista pasi fitoi tri medalje ari dhe dy të argjendta në Lojërat Olimpike dhe një ari dhe një argjendi në Botëror.

Floid Meiuedhër-Në qendër të vëmendjes, sidomos për sjelljen e tij, boksieri amerikan është tërhequr dy herë, por gjithmonë duke fituar. E para, në vitin 2007 në moshën 30-vjeçare me një rekord prej 39 fitoreve dhe e dyta vitin e kaluar, pasi mposhti Berto dhe barazoi rekordin e Marçianos si i pamposhtur prej 49 fitoreve radhazi.

Majkëll Xhordan- Një tjetër ikonë e sportit botëror për të mbyllur karrierën në kulmin e saj ishte edhe basketboll­isti amerikan. Pasi fitoi tre tituj kampion radhazi në NBA me Çikago Bulls (1991, 1992 dhe 1993), ai vendosi të tërhiqet për shkak të vdekjes së të atit. Pas 17 muajsh pushim, ai e rishikoi edhe një herë vendimin dhe udhëhoqi sërish "Demat" edhe me një tripletë unazash (1996, 1997 dhe 1998), përpara se të niste aventurën në bejsboll.

Ian Torpe dhe Majkëll Felps- Në mesin e atyre që kanë rishikuar vendimin për t'u tërhequr janë edhe dy notarët. Australian­i u tërhoq për herë të parë në moshën 24-vjeçare pasi kishte marrë me vete në shtëpi 5 medalje ari, 3 argjendi dhe 1 bronzi në Lojërat Olimpike dhe 11 ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi në kampionate botërore. Ai do të kthehet në pishinë në 2011-ën, por atëherë pa sukses. Ndërkohë, amerikani, rekordmeni olimpik i të gjitha kohërave, i kishte dhënë lamtumirën përkohësis­ht garave pas Olimpiadës së Londrës, pasi fitoi 18 medalje ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi në eventin e pesë rrathëve. Ai u pendua dhe u rikthye në Lojërat e Rios në 2016-ën duke i dhënë fund zyrtarisht karrierës me 5 medalje ari dhe një argjendi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania