Panorama Sport (Albania)

Imelda Prennushi, një kombëtaras­e e shquar e Italisë nga Shkodra

* Triestja, Shkodra, Italia e basketboll­it dhe plot të tjera

- Nga BESNIK DIZDARI

Nga

biseda e pahar rueshme me Imeldën - te libri i Paolo Muner … Tash e kisha radhën unë, falë numrit të telefonit të saj që më kishte sjellë Shqarri. I bie ziles dhe në fillim dëgjoj zërin e bashkëshor­tit...

(Vijon nga numri i kaluar)

Nga biseda e paharruesh­me me Imeldën - te libri i Paolo Muner

… Tash e kisha radhën unë, falë numrit të telefonit të saj që më kishte sjellë Shqarri. I bie ziles dhe në fillim dëgjoj zërin e bashkëshor­tit të saj të nderuar, Claudio Fait, e mbas tij Imelda, me të cilën nga italishtja kalojmë në shqip. Këtu befasia ishte e madhe. Se si mund të ndodhte që një njeri, i cili nuk ka jetuar kurrë në Shkodër të fliste një shqipe asisoji, të një shkodranis­hteje qytetare të pagabueshm­e, vërtet ishte një mrekulli! Një e folun që të kujtonte zonjat e Shkodrës, të cilat mbasi dilnin nga mesha e së dielës prej Kishës së Fretënve, vërshonin në Piazza-n që ende ndriste, ashtu, të veshura si për festë, teksa vazhdonin bashkëbise­dimin e tyre me të folmen që unë po dëgjoja përmes telefonit, prej Imelda Prennushi-t të Triestes.

Nuk mund të rrija pa e pyetur se si ishte e mundur kjo e folme pa jetuar asnjë ditë në Shkodër. "Mama ime, - më thotë, - shqipen e kam prej të folunës së mamës sime".

E dëgjoja dhe për një çast nuk arrija të përqendroh­esha se si ishte e mundur që kjo shkodrane autentike me këtë të folun të linte përshtypje­n si të ishte larguar po atë ditë nga Shkodra, edhe pse pa jetuar asnjë ditë në këtë qytet. Madje lindë, rritë e formuar në Itali, shkolluar atje, e formuar si sportiste atje, çka në thelb nuk ishte një shkodrane me të cilën unë po flisja për bukuri, por një intelektua­le dhe basketboll­iste e Kombëtares së Italisë!

I thashë qartë se dëshiroja të shkruaja për të.

Nuk e priste këtë dhe natyrisht në këtë moshë e quante gjithçka të arkivuar tashmâ dhe madje unë pata bindjen se me modestinë e saj të rrallë nuk kishte asnjë lloj ambicieje për tregime, shkrime apo vlerësime. Ndonëse papritmas, teksa do të gjurmoja, do të gjeja se tash së voni, kampionesh­at basketboll­iste të "Ginnastica Triestina" qenë mbledhur dhe kishin kujtuar tre titujt e tyre të viteve 1956, 1957, 1958. Do të gjeja madje një foto që po ia bashkëngji­s këtij shkrimi, poshtë së cilës ishte kjo diçiturë: "Imelda Prennushi dhe Lina Nunzi po kujtojnë tre titujt kampionë '56, '57, '58". Për një çast të dukej një foto krejt "antike", ndonëse gjithçka ishte njëkohësis­ht moderne, teksa kampionesh­at e gati 60 vjetëve më parë, me mikrofon në dorë, të thinjura krejt, por ende shtatdrejt­ë si dikur, tregonin me një gjallëri gati rinore…

Do të ishte ndërkaq njohja me Paolo Muner-in në Panairin e Librit në Tiranë, saktësisht blerja prej meje e librit të tij me plot vlera "Shpnesa e Shqypnis - Shqiptarë të Trieshtit" - "La speranza dell'Albania - Albanesi di Trieste" në shqip dhe italisht, që personazhi i Imelda Prennushi-t t'i afrohej edhe më fort synimit tim për tregimin e plotë të kësaj historie të rrallë. Zotni Muner merr përsipër të kontaktojë përsëafërm­i e tashmâ lidhja bëhet edhe më konkrete..

E, Paolo Muner, - oficer i Marinës Detare Italiane me shërbim për tri vjet në Shqipërinë e viteve '90 - një triestin nobël, me qytetarinë dhe kulturën e tij i ka blatuar Shqipërisë tre libra të rrallë, botuar prej "Botime Jozef" të Durrësit, përmes të cilëve, si të thuash prej valëve të detit jetëson barkat e anijet e hershme ulqinake, durrsake e shkodrane, shkon te historia e flamurit të Shqipërisë dhe ia arrin të kalojë deri dhe te tema kësisoji të marrëdhëni­eve qytetare e kulturore Shqipëri - Itali të dy shekujve të shkuar e deri te ditët e sotme. Çka libri i mësipërm them se është një vepër dokumentue­se krejt origjinale për kah tema i hulumtimev­e të tij, ku me një përimtim prej historiani, ai zbulon thuajse gjithë Triesten mikpritëse të shqiptarëv­e. Shkruan Muner:

"… Natyrisht janë aty janë edhe Prenushët, po shkodranë, prej të cilëve të parët mbërritën vëllezërit Lazër e Rrok, ky i fundit edhe Konsull Nderi i Shqipërisë (nga 1934 deri më 1939)…

Merret me mend: kthimi mbrapa gjithnjë është i nevojshëm. Kujtoj se si pak mbas ndarjes nga jeta të babës sim Gani Dizdari, kur nëna ime, Kudret, tha: "Tash që vdiq Ganiu, erdhën ilaçet nga Prendushi i Triestes".

Ka qenë 1956, vit i titullit të parë Kampion i Italisë e një shkodranej­e të Triestes që quhej Imelda Prennushi, po në Shqipërinë Komuniste natyrisht vdisnin njerëzit edhe për mungesës të ilaçeve, çka megjithatë nuk mund të them se plotësisht i këtij rasti mund të ishte prindi im. Aq më tepër që përditë ai kishte te kryet kunatin e tij, dajën tim të paharruesh­ëm, fisnikun e madh të Shkodrës, Dr. Bahri Koplikun e famshëm (baba i zëvendëskr­yeministri­t të mëparshëm të Shqipërisë, Bashkim Kopliku) emrin e të cilit mban sot Poliklinik­a e Shkodrës.

Them se ky Prennush i Triestes nuk mund të ishte dikush tjetër përveçse Rrok Prennushi, i ati i Imelda Prennushi- t. Nuk do të ketë qenë fort e lehtë me u lidhë asokohe me Prenushët në Trieste, por nevoja s'ka ligj. Baba im duhet të ketë pas miqësi me Rrok Prennushi-n. Aq më tepër që i gjej të dy si nxënës të Kolegjës Saveriane, në botimin e çmueshëm të librit për 50- vjetorin e kësaj shkolle. Madje, përveç rreshtimit në listën e 2691 nxënësve, botuesi i ka përfshirë të dy në kapitullin: "Vargu i ish kolegjarve qi u dane në shêj në jetën publike", siç titullohet.

Dhe sot më duket një fakt krejt i pazakontë që midis 2691 nxënësve të 50 vjetëve të Kolegjit Saverian (1878-1928), gjej edhe 157 nxënës të familjeve të besimit islam. Kjo ka qenë Shkodra e një bashkëjete­se shembullor­e fetare, madje mû në një kohë kur dy besimet ishin ndoshta në një kulm veçansie apo veçorie. Dhe është ndërkaq mjaft interesant fakti që ky 50-vjetor i vitit 1928 organizohe­j nën patronazhi­n e vetë Mbretit Zog, e kur ndër krerët më të parë të Komitetit të Nderit të këtij patronati jubilar të 50-vjetorit ishte as më shumë e as më pak, por edhe vetë Faik Konica i madh, përveç të tjerave ndër të parët nxënës të Kolegjës, qysh më 1884!

Shkruan Paolo Muner në librin e tij të sipërpërme­ndur:

"… Rrok Prennushi u lind më 1889 në Shkodër ku frekuentoi edhe Kolegjin Saverian. Më pas shkoi të plotësonte studimet në Vjenë ku u diplomua në 'Handels und Gewerbe Museum'. Në Trieste ishte sipërmarrë­s i suksesshëm dhe kreu i një familjeje tejet të vlerësuar e të shumtë në numër. Vdiq në Trieste më 1971".

Natyrisht heshtja do ta mbulonte ndarjen nga jeta të Rrok Prennushi-t në Shqipërinë e vitit 1971, edhe pse ai kishte qenë Konsulli i shquar i Shqipërisë në Trieste!...

Për konsullin Rrok Prennushi nuk hesht Ernest Koliqi

Rrok Prennushi është ndarë nga jeta më 15 janar 1971. Dhe merret me mend se nuk mund të heshtte Ernest Koliqi në të famshmen revistë të tij "Shêjzat". Shkrimi i tij kushtuar lamtumirës së Rrok Prennushit, babës së Imeldës, është shembullor. Shembullor për kah besnikëria biografike, për kah stili po e po; e si në të zakonshmen e shkrimeve të tij, krejt i veçantë edhe për kah vlerat gjuhësore e deri në imtësinë aq të pasur të drejtshkri­mit të gegnishtes moderne të një Koliqi. Në një vështrim madje, kjo nuk është mirëfilli një nekrologji, por përshkrimi, ndonëse i shpejtë i një jete të qytetarisë shqiptare në mërgim që mbërrin deri te marrëdhëni­e të ndërsjellt­a me emra të spikatun të kësaj qytetarie, me një Emzot Vinçenz Prennush, me një Mustafa Krujë, me një Shuk Gurakuq. Në fund të fundit, me një jetë tjetër që është ajo e diasporës apo e emigracion­it të pasur e të larmishëm qytetar shqiptar, që për fat ende nuk njihet as sot në vendin âmë…

E gjej të botuar pra te "Shêjzat" Nr. 1-3, janar-mars 1971 shkrimin e Koliqit dhe po e ribotoj për herë të parë në shtypin e Shqipërisë, pa asnjë ndryshim a shkurtim, këtu në" Panorama Sport"- in e datuar 2016, që i thoshkan mbas bukur plot 45 vjetëve:

Rrok Prennushi ndrroi jetë

Nga ERNEST KOLIQI

"Me 15 kallënduer 1971 u ndá këso jete Rrok Prennushi, nji zotni shkodran i njoftun n'atdhé e përjashta. Mâ të shumtën e kohës Ai e kaloi në vend të huej, ku merrej me tregti. Por tue ndjekun traditën e tregtarvet shqiptarë mâ të ndritun, qi lanë gjurma në zhvillim

“Dhe sot më duket një fakt krejt i pazakontë që midis 2691 nxënësve të 50 vjetëve të Kolegjit Saverian (1878-1928), gjej edhe 157 nxënës të familjeve të besimit islam. Kjo ka qenë Shkodra e një bashkëjete­se shembullor­e fetare, madje mû në një kohë kur dy besimet ishin ndoshta në një kulm veçansie apo veçorie.”

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Trillet dhe fatet e bujshme të jetës. Bogë e Shkodrës 1937. Është 5-vjeçarja Imelda Prennushi.
Trillet dhe fatet e bujshme të jetës. Bogë e Shkodrës 1937. Është 5-vjeçarja Imelda Prennushi.
 ??  ?? Vitet ’60. Trieste. Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Trieste, Rrok Prennushi - i ati i Imelda Prennushi-t.
Vitet ’60. Trieste. Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Trieste, Rrok Prennushi - i ati i Imelda Prennushi-t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania