Panorama Sport (Albania)

Ibrahimi i pakënaqur me zëvendësim­in, shkon në tribunë

-

- Ka qenë një atmosferë feste përballja e djeshme midis Partizanit dhe Kukësit në "Elbasan Arena", sepse para stadiumit po vendosej pema e Krishtlind­jeve.

- Numri i tifozëve ka qenë i paktë në stadium, edhe pse kishte tifozë nga të dyja ekipet respektive. Madje, për Partizanin në stadium kishin mbërritur enkas nga Cërriku tifozë për të mbështetur kapitenin Alban Hoxha. - Sulejman Starova kishte zgjedhur të ishte sportiv në këtë ndeshje, ndryshe nga Ernest Gjoka që ishte i veshur serioz. Gjatë gjithë ndeshjes, të dy teknikët qëndruan në këmbë për të dhënë udhëzimet për lojtarët në fushë. Në momente të veçanta, shprehën me mimikën e tyre rastet e humbura nga skuadrat në fushë. - Nuk munguan as tifozët aziatikë në këtë përballje, të cilët mbanin nga një shall të Partizanit në qafë. Përkrahja ndaj të kuqve vjen edhe përtej kufijve, deri në Azinë e Largët. Ata qëndruan pranë presidenti­t Demi në tribunë. Aty ngjitur ishte edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndërsa diku më tej edhe deputeti Erion Braçe.

- Për një moment nuk mungoi as tensioni në tribunë midis dy tifozëve, por u mbyll gjithçka vetëm me disa fyerje në distancë.

- Në minutën e 52-të, kryesori Lorenc Jemini u afrua pranë Gjokës në pankinë për ta qetësuar. Tekniku i Kukësit protestoi për një vendim të tij dhe Jemini, pasi e këshilloi, i dha sqarime edhe për vendimin e dhënë në lojë.

- Në minutën e 65-të, Starova zëvendëson Ibrahimin me Filin, pasi mbrojtësi nuk po zbatonte mirë detyrat. Para zëvendësim­it u pa që "Bobi" po i bërtiste. Në momentin e zëvendësim­it, Ibrahimi shkoi direkt në dhomat e zhveshjes i nervozuar. Më pas u ngjit në tribunë dhe e pa ndeshjen si tifoz.

- Starova ka qenë tepër i nervozuar gjatë pjesës së dytë, aq sa gati nuk hynte në fushë, si për sa i përket ndonjë rasti të dyshimtë me arbitrin, por edhe me lojtarët e tij në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania