Panorama Sport (Albania)

Kukësi, gati të përforcohe­t me një mbrojtës nga Greqia

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pak ditë më parë, i ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", tha se skuadra e tij është duke menduar për merkaton. Megjithatë ai nuk preferoi që të bënte publikë emra konkretë. Por, mësohet se verilindor­ët po mendojnë të bëjnë pjesë të ekipit të tyre Simon Rumbullaku­n që është pjesë e skuadrës së Apollon Smirnës në kampionati­n grek të futbollit. Lojtari nuk ka arritur të gjejë hapësira në skuadrën e tij aktuale dhe është gati të provojë një aventurë në Kategorinë Superiores. Megjithatë do të mbetet për t'u parë nëse lojtari do të bindë trajnerin Gjoka dhe do të bashkohet me verilindor­ët për gjysmën e dytë të sezonit. Duhet theksuar se për momentin bëhet fjalë vetëm për zëra merkatoje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania