Panorama Sport (Albania)

“Fituam me karakter e sakrifica”

-

Trajneri i Flamurtari­t, Gentian Mezani, deklaroi pas ndeshjes se ekipi i tij ka ende punë për të bërë, pasi në ndeshjen me bardheblut­ë fitoi me karakter dhe me pak cilësi loje. Pas suksesit ndaj Tiranës, në deklaratat për "SuperSport", trajneri i vlonjatëve u shpreh i kënaqur me kontingjen­tin që kishte, sidomos me faktin që kishte ndryshuar rol për shumë prej tyre dhe sërish kanë bërë maksimumin dhe u janë përgjigjur kërkesave të tij. Gjatë fjalës së tij, tekniku i skuadrës vlonjate ka theksuar karakterin që ka treguar skuadra e tij në arritjen e kësaj fitoreje, duke lënë mënjanë edhe lojën e bukur të treguar më parë. Fitorja - "Për ne ishte ndeshje e vështirë dhe e kishim vlerësuar maksimalis­ht. E dinim që Tirana vinte pas rezultatev­e të mira, e kemi studiuar dhe jemi munduar të bëjmë më të mirën. E dija që karakteri dhe cilësitë e lojtarëve do të më ndihmonin dhe do të më jepnin një lojë të kënaqshme dhe një rezultat pozitiv në fund". Ndryshimi i roleve - "Për këtë jam i kënaqur se kam në organikë lojtarë që mund të luajnë në shumë pozicione. Nuk do të thosha vetëm Danilo, por edhe Shehaj, pasi me daljen e Kuqit, ai u soll mjaft mirë edhe pse në një rol që nuk ishte i tiji". Standardet - "Është e vërtetë që po pësojmë gola nga goditje standarde. Të jeni të bindur që kam kërkuar përqendrim, sidomos në këtë aspekt, pasi jemi shumë tolerantë në zonë. Gabim tjetër është se presim topin të na bjerë në kokë, por duhet ta sulmojmë".

Merkato e janarit - "Për momentin po mundohemi të nxjerrim rezultate me këta lojtarë dhe ai është diskutim tjetër. Mendoj që diçka do preket. Për momentin, me këta lojtarë jam shumë i kënaqur sepse jam në gjendje t'i vë në pozicione të ndryshme dhe më japin maksimumin".

Skema - "Unë kam karakter sulmues. Më pëlqen të jem gjithmonë në sulm, por kjo nuk do të thotë që do fitojmë gjithmonë, duhet të jemi me këmbë në tokë. Por dëshira është të luaj me shumë sulmues, pasi mendoj se në Shqipëri, me sa më shumë lojtarë të avancuar të luash, aq më shumë vë nën trysni mbrojtësit kundërshta­rë. Unë kam këtë mënyrë loje, edhe pse ndonjëherë do të ndryshojmë. Sigurisht, sot treguam karakter, por jo lojën e bukur të ndeshjeve të tjera".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania