Panorama Sport (Albania)

Ronaldo nuk ka rivalë, edhe Leiçesteri tërhoqi vëmendje

-

Ky vit ishte i paharruar për sportin. Nga Olimpiada, tek Europiani, Kupa e Amerikës dhe gjithçka tjetër. Paralelish­t me sportin, shkon edhe aktiviteti në rrjetet sociale. Ai që shkëlqen më shumë në këtë fushë është Kristiano Ronaldo, i cili ka më shumë ndjekës. Ai ka arritur kuotën e 83 milionë fansave. Ndërkohë "hashtag"- et më të përdorura janë: 1.# rio2016, 2.#euro2016, 3.#nba, 4.#www, 5.#realmadrid. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo është lojtari me më shumë ndjekës. Portugezi ka 83.4 milionë, ndërsa i dyti nuk është Leo Mesi, por Nejmar. Braziliani ka 62.9 milionë duke kaluar shokun e tij të skuadrës që ka 60.5 milionë. Për t'u theksuar është edhe triumfi i Leiçesteri­t. Skuadra angleze krijoi shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania