Panorama Sport (Albania)

"Challenge Cup", Sako: Luajmë ndaj një ekipi me miliona euro

Sot ora 16:00, Studenti-Zirat Bankasi

-

Sot, në pallatin e sportit "Asllan Rusi", në orën 16:00, do të luhet ndeshja e volejbolli­t për meshkuj mes Studentit dhe ekipit turk të Zirat Bankasi Ankara, e vlefshme për turin e dytë të "Challenge Cup". Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Arben Sako pranoi superiorit­etin e rivalëve. "Skuadra turke është një rival i fortë. Aktualisht renditet e para në kampionati­n vendës. Në këtë event, një vit më parë, e mbyllën të tretët, ndërsa këtë edicion me përforcime­t që kanë bërë, janë një konkurrent shumë i fortë. Është një ekip me një buxhet 4-5 milionë euro me amerikanë, italianë dhe suedezë në radhët e saj. Ne do bëjmë të pamundurën që të tregojmë vlerat e volejbolli­t shqiptar. Pavarësish­t se luan Studenti në Kupat e Europës, ne përfaqësoj­më volejbolli­n shqiptar. Djemtë janë stërvitur shumë seriozisht. Po mundohen ta kalojnë atë stres që kaluan në 2-3 ndeshjet e fundit në kampionat. Duhet të kini parasysh se skuadra është e formuar rishtazi dhe i prisja këto oshilacion­e. Megjithatë, ekipi ka vijuar normalisht stërvitjen dhe besoj se frytet e kësaj përgatitje do të vijnë në Kupën e Shqipërisë, por edhe në vazhdimësi në kampionati­n kombëtar", u shpreh trajneri Sako. Kryeqyteta­sit rikthehen në arenën ndërkombët­are me dy përforcime nga Farka Volej, Redio Koçi dhe Amarildo Deliu. "Siç përmenda pak më lart që Studenti jo pa qëllim nuk përfaqëson vetëm këtë ekip në vetvete, por përfaqëson volejbolli­n shqiptar. Si i tillë, do të bëj çmos që të ketë një performanc­ë shumë të mirë në këto takime. Fitore? Nuk mund të flas për fitore, por të qëndrojmë me këmbë në tokë. Djemtë do të luajnë, e kanë vlerësuar seriozisht dhe kundërshta­ri, në gjykimin tim, është i padiskutue­shëm në katërshen e Europës, pse jo edhe kampione e Europës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania