Panorama Sport (Albania)

Mercedes, Uolf: Nuk do të jetë Fetel në vend të Rosberg

-

Mercedesi nuk po mendon për kandidatur­ën e Sebastian Fetel si zëvendësue­s të Niko Rosberg. Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv i kampionëve të botës, Toto Uolf: "Ne i respektojm­ë kontratat që pilotët kanë me ekipet e tjera", tha Uolf. Skuderia gjermane u ndodh e papërgatit­ur nga tërheqja e Rosberg nga Formula 1, vetëm pesë ditë pasi fitoi titullin e kampionit të botës për herë të parë në histori. Tashmë Mercedes po sheh me vëmendjen kandidatur­ën e 22-vjeçarit gjerman Paskal Vehrlain, i cili këtë vit konkurroi për skuderinë e Manorit. Megjithatë, edhe për këtë pistë të mundshme, Uolf frenon. "Ndoshta na duhet të marrim një vendim të guximshëm, siç bëri edhe Niko". Ndërkohë mbetet në fuqi pista e Fernando Alonsos. Një transferim i tillë do të ribashkont­e spanjollin me Luis Hamilton pas atij partnerite­ti të akullt që kishin mes tyre në radhët e McLaren-it në vitin 2007. "Fernando duhet marrë në konsiderat­ë. Ai është një pilot që e respektoj shumë. Ndërthur shumë mirë talentin, shpejtësin­ë dhe përvojën. I ka të gjitha".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania